Cila ishte filantropia amerikane e quajtur :”Princesha Vlora”

Tuesday, 01 May 2018 17:23

Nga Gëzim Llojdia

”Princesha Vlora”

 

1.

Një foto të bukur të një princeshe shqiptare pak të njohur , që  Get image  e ruan në arkivin e saj të  vitit 1927,tregon një filantrope amerikane  veshur me një pallto të kohës me një kapuç  në kokë ,ndërkaq që dy duart e saj  janë të lidhura krahas,njëra-tjetrës.

Kjo bukuroshe  është Helen Margaret Kelly (1884-1952) filantrope amerikane,  mirëpo njihej edhe si:konteshë de Graffenried de Villars, atëherë princesha Vlora  e Shqipërisë.

2.

Renditet me  një biografi të  pasur martesash. Biografia e konteshës amerikane e quajtur :”Princesha  Vlora”.Ajo ka lindur në vitin 1884.I shte mbesa e Eugene Kelly, një bankier i pasur.

Martesat e saj fillojnë në vitin 1901.

Ishte vecse 17 vjece.Kështu pra në këtë moshë në 1 dhjetor të vitit  1901, ajo u martua me Frank Jay Gould.

 Ata kishin dy bija binjake, Helen Gould dhe Dorothy Gould (1904-69), por u divorcuan në vitin 1908.

Ëichita Daily Times, Ëichita Falls, Texas, shkruante: "Frank Jay Gould dhe gruaja e tij që ishte Helen Margaret Kelly janë ndarë dhe  tha se zonja Gould ka sjellë veprime në kërkim të një ndarjeje ligjore. Xhelozia nga ana e z. Gould, për shkak, siç thuhet, në e pagoi zonjën Gould, e cila është një grua e bukur, e cilësuar nga burra të tjerë. 
Në vitin 1910, ajo u martua me Ralph Hill Thomas (c1870-1914) president i kompanisë amerikane të rafinimit të sheqerit.

Më 20 qershor 1917, martohet me  Princin Houreddin(Nuredin ) Vlora nga Shqipëria (që i përkiste dinastisë shqiptare të Vlorës), ata u divorcuan në vitin 1922.

Ajo u martua me burrin e saj të katërt, Oscar M. Burke, president i kompanisë së sapunit Manhattan, më 4 janar 1926.

Ajo vdiq më 2 gusht 1952 në Francë.

3.

Kush ishte burri shqiptar i princesësh amerikane? Nuredin bej Vlora (Lindur në Stamboll, 1889 - Heidelberg,vdekur në  23 tetor 1964) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i bashkisë  Vlore  dhe themelues e drejtues i  Ballit Kombetar. Lindi në Stamboll, pinjoll i oxhakut të Vlorajve , i biri i Mehmet Ferit Pashes  dhe Refet Hanëm Libohovës.

Gjatë viteve të lëvizjes dhe kryengritjes së Shqipërisë së Mesme. Në krye të vullnetarëve vlonjatë - lëvizje ndër të cilat njohu edhe Ali Këlcyrën, me të cilin do të ishte mik tërë jetën - rrezikoi bindshëm qëndrimin e të ashtuquajturës qeveri të Epirit në Gjirokaster.

Në vitet e Luftës së Parë Botërore u vendos në Evropë dhe më 1917 u martua me amerikanen Helen Margret Kelly (1884-1952). Më pas shkoi në ShBA dhe në maj të vitit 1918 u zgjodh anëtar i Kryesisë dhe kryetar nderi i Partisë Politike të shqiptarëve të Amerikës, kryetar i së cilës ishte patrioti  Kristo Dako. E përfaqësoi këtë parti në Konferencën e Paqes.

Përshëndeti Triumfin e Legalitetit, kur Zogu u kthye në dhjetor pas dështimit tëLevizjes se Qershorit . Më 1925 Nuredin bej Vlora u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Vlorës, ku u dallua për kontributin e tij në zhvillimin e qytetit, falë shumë veprave novatore. Me interesimin e tij, u hap Shkolla Tregtare Italiane në Vlorë.

Pas përfundimit të mandatit u vendos në Paris dhe u kthye në Shqipëri në vitin 1935, vit në të cilin u arrestua si i dyshuar në organizimin e Kryengritje te Fierit dhe u dënua me vdekje. Për të u interesua baroni Aloisi. Bën pjesë në Komitetin Qendror të organizatës "Bashkimi Kombëtar", pararendësja e Ballit Kombëtar.

Është bashkë firmosës me Ali Këlcyrën i protokollit e armëpushimit me gjeneralin Dalmazzo. Kryesoi 1,700 vetët e Ballit që shkuan në shpëtim të Këlcyrës kur këtë e kishin zënë dhe mbajtur peng .U largua me tërheqjen e trupave gjermane. Me dekret nr. 2205, datë 5.1.1956, të Kuvendit Popullor, në numrin rendor 139, është shënuar emri i Nuredin bej Vlorës i shpallur armik populli dhe që i ndalohej hyrja në Shqipëri. Ndërroi jetë në Heidelberg, Gjermani.Martesa me princeshën e huaj:

E martuar : 20 qershor 1917 - 1922 4 vjet, 6 muaj.

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 17:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...