Ulja e normës së interesit, kreditë më të lira

Tuesday, 01 May 2018 17:29

Ulja e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë ka ndihmuar ekonominë duke i bërë kreditë për biznesin dhe individët më të lira. Por ajo ka dhe një pasojë negative; zhvlerësimin e depozitave të qytetarëve.

“Të mos harrojmë që interesat e depozitave janë 1 për qind duke mos mbuluar as inflacionin. pra vlera reale e depozitave ulet. Në këto kushte individët kërkojnë forma të tjera”, shprehet Arjan kadareja, ekspert i ekonomisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë krahasuar me një vit më parë, depozitat në lekë janë ulur me 4 për qind. Për shkak se mbajtja e parave në bankë është investim me humbje, një pjesë e individëve po i zhvendosin kursimet e tyre në bonot e qeverisë, apo fondet e investimeve, të cilat ofrojnë më shumë fitime. Por këto instrumente kanë një risk pak më të lartë.

“Natyrisht sepse fondet e investimeve nuk janë të siguruara siç sigurohen depozitat, por prapë pa risk nuk ka”, thotë Arjan kadareja.

Të menaxhosh kursimet kur normat e interesit janë të ulëta është e vështirë. Por cila është këshilla e ekspertëve për ata që kanë kursime?

“Në kushtet e normave të ulëta të interesit duhet të synosh të bësh investime edhe me rrezik, por të balancuar portofolin të diversifikuar. Nuk ka sens të mos blesh investime afatgjata, për shembull obligacione të qeverisë. Edhe investimet në fondet e investimit duhet të konsiderohen si pjesë e portofolit të investimeve”, thotë eksperti.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë të paktën deri vitin e ardhshëm. Rrjedhimisht interesat reale të depozitave do të vazhdojnë të mbeten negative, çka me gjasa do të nxis më shumë qytetarë që të kërkojnë alternativa të tjera për të investuar kursimet e tyre./tch

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 17:31

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...