Sekreti i kodit CR7 në 1 ton kokainë shqiptare

Tuesday, 01 May 2018 18:01

Kapja e një ton kokaine në Spanjë që i përkiste një grupitrafikantësh shqiptare ka marrë vëmendjen e mediave iberike, të cilat janë fokusuar edhe tek kodi që kishin sipër pakot.

Ato ishin të shënuara me kodin "CR7", i cili i përket pikërisht futbollistit Cristiano Ronaldo. Autoritetet nuk kanë shpjeguar ende se çfarë përfaqëson kodi në fjalë dhe kujt i përket, megjithatë ky detaj nuk i ka shpëtuar mediave spanjolle.

Gjatë aksionit janë arrestuar edhe dy shqiptarë, të cilët quhen Julian Deblin dhe Dritan Gradica.

Lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë të vegjël me fluturime çarter. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport.

Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë dhe transportohej në valixhe të mëdha të zeza. 

Sipas autoritete spanjolle, hetimi filloi nëntorin e kaluar, grupi kishte bazën në Shqipëri.

Pas hetimeve rezultoi se kokaina në Spanjë futej nga banda shqiptare me fluturime çarter nga Kolumbia më pas shpërndahej në të gjithë Europën.

Zëdhënësja e policisë spanjolle Laura Garavoa e kontaktuar nga Report Tv konfirmon arrestimin e dy shqiptarëve, ndërsa shprehet se njëri prej tyre ishte koka e bandës së kokainës.

"Grupi i kokainës drejtohej nga 2 shqiptarë, u arrestuan të dy në Madrid" - tha ajo.

Përveç drogës dhe 1.5 mln eurove cash që do të bëheshin për pagesën e transportit janë sekuestruar edhe pesë makina luksoze, karta telefonike dhe pajisje të tjerë që përdorte banda shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...