Tregu monopol, shitësit: Na zhvendosi kryeministri me 600 policë…

Tuesday, 01 May 2018 22:38

Në tregun agro-ushqimor të Tiranës, i vetmi i këtij lloji në kryeqytet, sa ka rënë fluksi i mëngjesit. Klodian Bodlli është një nga tregtarët e vjetër i cili paguan qira për 60 metra/katrorë.

“720 mijë lekë për 60 metra katrorë, që i bie 12 mijë lekë metri”, thotë ai, teksa i përgjigjet edhe pyetjes se përse nuk ka një treg tjetër të ngjashëm në Tiranë.

“Atë e di Kryeministri që na ka marrë me 600 forca policie dhe forca RENEA që na sollën këtu me maska, me kapuça. Sa fitoi zgjedhjet ne na sollën me dhunë këtu. Prasi bëhet në Kashar, këtu na kanë sjellë edhe ne”, deklaron Klodian Bodlli.

“Po nuk ka punë! Ne jemi në tavë këtu. Mua më kontrollon Rama, Basha, Berisha, se i marrin lekët e veta ata këtu. Ne jemi ushtarë që punojmë për këta. Pikë muhabeti!”, thotë Klodiani.

Klodiani tregon për Top Channel se nga e marrin mallin.

“Mallin e marrim nga Korça, Saranda, Shkodra nga vendi dhe Europa. Pataten e kemi marrë me 100-130 lekë dhe e shesim me 170- 200 lekë”, shton ai.

Tregtari bën një krahasim mes ish-Tregut tek Uzina Dinamo dhe këtij në autostradë.

“Leku ishte atje. Nuk kemi nevojë për luks, por për bukën e fëmijëve, por këtu trashim shtetin me lekë”, vijon ai.

Tregtarë të tjerë refuzojnë të flasin para kameras, ndërsa njëri tregon se si ka ndryshuar çmimi i qirasë në tre vite.

“Ka 3 vjet që është bërë 12 mijë lekë! Ka qenë 8 mijë lekë për metër/katror”, thotë ai për Top Channel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...