BERZH: Krimi dhe korrupsioni qeveritar i vjedh të ardhurat biznesit në Shqipëri

E mërkurë, 02 May 2018 08:55

Pengesat në ambientin e biznesit i krijojnë ndërmarrjeve shqiptare 15 për qind humbje në të ardhurat vjetore.

Një studim i ekonomistëve të BERZH Peter Sanfey and Jakov Milatovic, të cilët kanë dhëne një diagnozë për ekonominë në Rajonin e Ballkanit kanë gjetur se, pengesat e biznesit imponojnë kosto të mëdha për ndërmarrjet dhe funksionojnë si taksa të fshehura në aktivitetet e tyre.

Sipas tyre mesatarisht, firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të katër pengesave në mjedisin e biznesit, përkatësisht, krimit, mungesës së energjisë elektrike dhe infrastrukturës së dobët.

Shqipëria e ka ketë tregues 15 për qind dhe humbjet më të larta sipas grafikut të mëposhtëm i ka prezenca e krimit. Rrugët jo të mira dhe pagesat korruptive gjithashtu janë kosto për bizneset në Shqipëri.

Por ekonomistët e BERZH pohojnë se humbjet mund të jenë edhe më të larta po të përfshihen edhe disa faktorë të tjerë që u krijojnë humbje bizneseve.

Për pasojë produktiviteti i firmave në Ballkan është dukshëm më poshtë standardeve të BE, duke reflektuar institucionet e dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi, konstatojnë ekonomistët.

Një studim i pronarëve të kompanive dhe menaxherëve të lartë ne Ballkan zbulon se vështirësitë e shkaktuara nga aktivitetet e konkurrentëve dhe sektori informal. Bizneset e vogla në veçanti shohin korrupsionin si shumë problematik. Kufizime të tjera në ambientin e biznesit përfshijnë administrimin, vështirësitë në furnizimin me energji elektrike, dhe akses të kufizuar në financa

Ekonomistët e BERZH kanë gjetur se Rajoni i Ballkanit Perëndimor rezulton i dobët në krahasim me vendet e BE veçanërisht në fushat e konkurrencës dhe qeverisjes së mirë. Këto rezultate theksojnë nevojën për zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse dhe të gjerë në rritjen e konkurueshmërisë dhe përmirësimin e ambientit të biznesit. /monitor/

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 12:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...