Qarku më i varfër i vendit thellon mjerimin, ekonomia në 3 vite me rënie

E mërkurë, 02 May 2018 10:27

Qarku më i varfër i vendit është i destinuar të varfërohet edhe më tej pasi statistikat zyrtare tregojnë se, ekonomia e tij është futur në një trend rënës.

Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia e qarkut verior në 2016 shënoi rënie me 0.6%, për të tretin vit radhazi.

Rënia me fortë ishte në vitin 2014 me rreth -14.5% si pasojë e largimit masiv e popullatës për azil ekonomik kryesisht në Francë e Gjermani, fenomen që vazhdoi edhe për vitin 2015.

Dibra, Kukësi dhe Berati janë qarqe të cilat kanë një balancë të thellë negative të migracionit të brendshëm duke pësuar flukse shumë më të larta dalëse sesa hyrëse të popullsisë.

Qarku Kukës ka peshën më të ulët të numrit të njësive lokale në vend me vetëm 1,5%. Ky qark ka numrin më të ulët të të punësuarve në vend me 1,4%, megjithëse gjatë vitit 2016 ky tregues shënoi përqindjen më të lartë të rritjes së punësimit me 26,0%, krahasuar me vitin 2015.

Të ardhurat për frymë në qarkun e Kukësit janë 35,7% më të ulta se mesatarja e vendit me vetëm 319 mijë lekë për frymë. 

Për shkak të varfërisë së lartë mosha mesatare vdekjeve në këtë qark është lartë, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70,7 vjeç.

Familjet në qarkun e Kukësit harxhojnë më pak në bare  me vetëm 0,6% të totalit të shpenzimeve. 

Gjithashtu ato kanë shpenzimet më të ulta për veshje ne rang vendi, me vetëm 2,3% të totalit. Bujqësia në qarkun e Kukësit zë 41% të ekonomisë, por rajoni ka prodhimin më të ulët të perimeve, mishit dhe vezëve në vend. 

Varfëria në këtë qark pritet të thellohet edhe më shumë nëse një rinis aplikimi i tarifës së koncesionit në rrugën e Kombit.

Tarifa do të rrisë koston e tregtisë të qarkut me pjesën tjetër vendit dhe do të ndikojë në lëvizjen e lirë të njerëzve, pasi nuk ka një tjetër alternative lëvizje pa pagesë./Monitor/

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 10:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...