Eurodeputeti Fleckenstein është duke mbajtur një konferencë për shtyp, teksa po komenton ngjarjet e fundit në arenën politike shqiptare. Kujtojmë se dje ai është takuar me Bashen, Ramën dhe Ministrin e Brendshëm Xhafaj.
Fleckenstein thotë se ndihet i lumtur që opozita është pro negociatave dhe shprehet se palët mund të bashkëpunojnë me njëri- tjetrin.
“Është koha të hapen negociatat për antarësim”, - shton ai.
I pyetur për protestat e fundit, ai thotë se nuk ndërhyn nëse taksa është e drejtë apo e gabuar, por shton se shoqëria civile ka të drejtë të protestojë dhe se protestat nuk ndikojnë në raportin për negociatat.