Ja ujërat termale të Shqipërisë për shërimin e mjaft sëmundjejeve

Hënë, 07 May 2018 10:43


Shqipëria është e bekuar me të gjitha thesaret që natyra mund të ofrojë. Vargmale të larta e të hijshëm, lumenj të kulluar plot bukuri, bregdet të mrekullueshëm e çdo gjë tjetër që natyra me bujarinë e saj i jep njerëzimit. E në këtë aspekt, Shqipëria është edhe më e pasur se shumë vende rreth saj në Ballkan, por edhe më larg në Europë. Janë burimet fantastike të ujërave termale, krejtësisht natyrale dhe të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje. Një mundësi e artë për turizëm shëndetësor, me një potencial të jashtëzakonshëm kurativ e mbi të gjitha përthithës i turistëve të huaj.
Një term, ende i panjohur për shqiptarët, megjithëse është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin e shëndetshëm, për të kuruar njëkohësisht probleme të ndryshme shëndetësore e për të shijuar bukuritë që natyra i ka falur vendit tonë gjithashtu. Të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, ato kanë efekte kurative të reumatizmës, lëkurës dhe sistemit nervor. Llixhat e Elbasanit, nga periudha romake në ditët e sotme Llixhat e Elbasanit janë ndër më të njohurat në vend. Kjo pasi, është ndër të vetmet qendra e cila prej dekadash me radhë ka shfrytëzuar ujërat termale pranë saj ku po zhvillohet në mënyrë të mirëfilltë turizmi shëndetësor. Llixhat e Elbasanit janë burime të njohura dhe të përdorura që nga koha e periudhës romake. Llixhat e Elbasani përmbajnë ujëra sulfurore shumë të nxehta, të cilat krijohen në thellësi rreth 13000 metra nga sipërfaqja e tokës, në presion dhe temperatura të larta, si rezultat i bashkimit të oksigjenit me hidrogjenin dhe lëndë të tjera kimike. Të shtyra nga presioni i lartë i gazrave, dalin në sipërfaqe nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve. Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike.
Banjat e Hapura të Bënjës së Përmetit
Specialistët i konsiderojnë si më të mirat në Evropë. Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo sic quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temperatura e këtyre ujërave është, 26 ­ 32 gradë celius. Katër burime që përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmave (artikulare), një burim për sëmundjet e stomakut dhe një burim për sëmundjet e lëkurës. Njëri prej burimeve shërben edhe për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ndërsa një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës.
Temperatura e ujërave varion 26­32°C. Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese. Ujërat Termale të Leskovikut/Njihen ndryshe si burimet e Vronomeros. Gjenden 10 kilometra në jug të qytetit të vogël të Leskovikut. Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh. Temperatura e ujërave është nga 29 ­ 40 gradë C. Edhe këtu është ngritur një qendër që ofron akomodimm, asistencë mjekësore si dhe shërbim hotelerie.
Llixhat e Peshkopisë/Këto llixha burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 ­ 43,5 gradë celsius dhe me një prurje prej 14 litra për sekondë. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh. Efektet e tyre janë fantastike lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si azma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike.
Burimet Termale të Bilajt /
Këto burime gjenden në rrugën nacionale Vorë ­ Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës. Janë burimet më të afërta me Tiranën. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit. Këto burime janë të pasura me lëndë minerale si kalçium, kripëra, kalium, hekur, magnez etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë celsius. Falë këtyre ujrave mund  të kurohen probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor.
 Periudha më e mirë për frekuentimin e llixhave lidhet me vendndodhjen e tyre.
Dy stinët më të rekomanduara janë stina e pranverës dhe e vjeshtës, por nuk përjashtohet edhe stina e dimrit dhe ajo verës. Kjo e fundit është më pak e rekomanduar për shkak të rritjes së temperaturave. Duke qenë se sëmundjet që i nënshtrohen këtij lloj mjekimi janë të përcaktuara duhet të këshilloheni me mjekun se cilën llixhë duhet të frekuentoni. Pasi mësuat të gjitha të mirat që përfiton trupi, shëndeti por edhe qetësia shpirtërore gjithashtu, është koha të merrni në konsideratë turizmin shëndetësor dhe të shfrytëzoni burimet e pafundme të ujërave termale të vendit tonë./AgroWeb.org

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 10:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...