Policia ka arrestuar shtetasin A.P 17 vjeç, për vrasjen e adoleshentit në Durrës gjatë mbrëmjes së djeshme.
Policia gjithashtu ka vënë në pranga edhe shtetasin B.Gj 17 vjeç, I cili e ka ndihmuar autorin të fshehë armën e krimit me të cilën plagosi në këmbë 18 vjeçarin me iniciale S.K, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
"Shtetasi i mësipërm dyshohet se më datë 04.04.2018, rreth orës 17:30, në lagjen Nr.6, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S.K. 18 vjeç, banues në Durrës.Gjthashtu është arrestuar edhe shtetasi B.Gj. pasi ka ndihmuar autorin e dyshuar që të fshehë armën e zjarrit me të cilën ka kryer veprën penale.Është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë(me fishek në gojë)" informon policia.