×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Festivali i filmit në Kanë/ Masa ekstreme sigurie, vendosen pengesa hekuri

Tuesday, 08 May 2018 17:30

Klimë tensioni në qytetin e Kanës me rastin e hapjes së edicionit të 71-të festivalit të filmit me “Todos lo Saben” të Asghar Farhadit.

Janë të freskëta pasojat e atentatit në Nisë, më 14 korrik 2016, dhe masat e sigurisë janë të larta. Për herë të parë vërehen metal-dedektorët jashtë Pallatit të Kinemasë si edhe uniformat me kapuçë në kokë të forcave speciale K9.

Në disa prej rrugëve janë vendosur pengesa hekuri për të mënjanuar hyrjen e makinave me forcë. Janë shtuar edhe investimet mbi masat e sigurisë rreth shifrës dy milionë euro.

Dhe nuk mbaron me kaq.

Kush ka marrë me qira apartamente afër pallatit do të inspektohet dhe verifikohet nga policia për të parë nëse kanë ose jo precedentë penalë. Në këto ditë gjithashtu asnjë fugon nuk do të qarkullojë në qytet pa autorizim.

“Nuk duam t’ia dijmë kush është shoferi, ku shkon dhe çfarë trasporton”, tha Yves Darros, shefi i policisë bashkiake.

Përsa i përket sigurisë, janë marrë masa nga K9 duke përdorur qentë antieksploziv.

Gjithashtu, mbi Croisette janë istaluar një sërë telekamerash që kontrollojnë gjithë qytetin nëpërmjet sistemit 580 CCTV.

Nga përllogaritja del një telekamer për 130 qytetarë.

“Ne jemi në oqean, në qiell e në tokë dhe duket sikur në ‘Croisette’ është si te ‘Vëllai i madh’ edhe pse asnjëherë nuk është e mjaftueshme”, thotë Darros.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...