×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zjarret e verës/ 5 zonat që rrezikohen të shkrumbohen në Vlorë

Tuesday, 08 May 2018 18:17

 

Parku i Llogarasë, Karaburuni e Zvërneci janë evidentuar si zona me risk të lartë në planin e Shërbimit Zjarrfikës të Vlorës. Verën e kaluar, helikopterët ishin shpëtimtarët e pyjeve në zonat ku ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.

Ndërkohë në qytet, infrastruktura dhe parkimet janë problematika kryesore me të cilën përballet Shërbimi Zjarrfikës në Vlorë.

Parku i Llogarasë, Pish Poro, Karaburuni dhe Zvërneci janë zonat me riskun më të lartë të zjarreve gjatë muajve të verës në territorin e Bashkisë Vlorë.

Luan Kapaj: Në këto zona që janë Parqe Kombëtare i kemi futur në atë rrethin tonë për ti mbrojtur dhe për të ndërhyrë në rast të situatës së zjarreve.

Shërbimi Zjarrfikës ka hartuar një plazh masash për menaxhimin e situatave, por terrenet e vështira dhe të largëta nuk mund të arrihen me 5 autobotët që kanë në dispozicion zjarrfikësit e Vlorës.

Verën e kaluar zgjidhja ishte përdorimi i helikopterëve.

Luan Kapaj: Shërbimi Zjarrfikës ka një taktikë që me marrjen e njoftimit për një emergjencë apo për një rast zjarri, ndërhyjnë menjëherë për ta kapur vatrën e zjarrit sa më të vogël që mos të marrë përmasa të mëdha.

Infrastruktura rrugore dhe parkimet e automjeteve shpesh herë të gabuara janë ndërkohë problematika e përditshme me të cilën përballen zjarrfikësit e Vlorës.

Luan Kapaj: U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugëve ti hapin rrugën zjarrfikëses se kur dëgjohet një sirenë, Shërbimi Zjarrfikës është diku për të vajtur nuk i bie kot sirenës. Për të vajtur sa më shpejt në vendin e ngjarjes, ne duhet të na krijohen lehtësira në rrugë.

Këto probleme vonojnë ndërhyrjen e Shërbimit Zjarrfikës duke sjellë pasoja por që fatmirësisht deri më tani në Vlorë kane mbetur vetëm materiale dhe jo njerëzore.

 

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 18:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...