×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rruga që vret në Malësinë e Madhe

Tuesday, 08 May 2018 18:18

Rruga e vdekjes.

E tillë cilësohet aksi Shkodër-Dukagjin përgjatë lumit Kir. Një rrugë në të cilën vetëm vitet e fundit kanë humbur jetën afro 50 persona.

Gjin Ndou është një infermier në Dukagjin i cili udhëton atje prej shumë vitesh për të ofruar shërbimin shëndetësor.

Gjini rrëfen se që nga koha kur ai punon si infermier 3 persona kanë humbur jetën vetëm për shkak se nuk kanë patur mundësi që të transportohen në kohë drejt spitalit rajonal të Shkodrës.

Rruga totalisht e amortizuar e bën të pamundur shkuarjen e ambulancave dhe e vetmja mënyrë është transportimi në krah deri tek rruga e makinës dhe më pas me mjete të larta. Në rastet kur rrugët janë të bllokuara nevojiten helikopterët.

“Ne kemi shumë vështirësi. Udhëtojmë thuajse çdo javë për të ardhur këtu në Dukagjin. Unë jam infermier prej shumë vitesh. Situata për shkak të rrugës së amortizuar është një problem i madh për ne por edhe për banorët e Dukagjinit. Transportimi në rast në emergjencave shëndetësore është shumë i vështirë. 

Unë kam 3 raste deri tani të personave që kanë humbur jetën vetëm se nuk janë transportuar në kohë për shkak të rrugës së shkatërruar. Dikush duhet të ndërhyjë sepse është një rrugë e rrezikshme por edhe e mundimshme”./ShkodraNews/

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...