×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

OPOZITA MBLEDHJE URGJENTE, ÇFARË PARALAJMËROJNË PËR SOT KUKSIANËT

E Enjte, 05 Prill 2018 18:30

Mesa duket qytetarët kuksianë janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund këmbënguljes për lirimin e 11 të burgosurve.

Pas protestave të vazhdueshme në drejtorinë e Policisë Tiranë, kuksianët paralajmërojnë të mblidhen përsëri ditën e sotme në orën 18:00, para komisariatit të Kukësit për lirimin e 11 të burgosurve.

Ndërkohë mësohet se në Partinë Demokratike do të mblidhet opozita e bashkuar për të vendosur për strategjinë që do të ndiqet për zgjerimin e mosbindjes civile dhe aksionin opozitar.

Vendimi për mbajtjen në burg të 11 qytetarëve që morën pjesë në protestën në Rrugën e Kombit, është cilësuar si i padrejtë për qytetarët, pasi sipas tyre të arrestuarit nuk janë përgjegjës për çfarë ndodhi. Kujtojmë që protestës së kuksianëve i është bashkuar edhe opozita, e cila ditën e sotme realizoi të ashtuquajturën mosbindje civile duke bllokuar disa prej akseve rrugore në vend. /Newsbomb