Gjekë Çelaj ishte një emër i harruar prej vitesh. Ai është njëri nga të dënuarit për masakrën e 2 prillit 1991 në Shkodër ku u vranë fillimisht 4 protestues e u plagosën shumë të tjerë. Në Shkodër Gjekë Çelaj ishte shef i policisë. Ai kishte eprorë emra të tjerë të harruar si Çapajev Taçi dhe Dilaver Papare. Çelaj u arratis nga burgu pas ngjarjeve të marsit 1997 dhe u strehua në Kanada. Nuk dihet nëse është kthyer në Shqipëri me parashkrim vepre apo ka rishikuar procesin, por duket e çuditshme që emri i tij i erdhi në kujtesë publikut shqiptar për një çështje tjetër.