Policia kufitare ka ndaluar një 41-vjeçare e cila ishte në kërkim për keqtrajtimin e fëmijës.
Në pikën kufitare të Morinës policia ndaloi shtetasen me inicialet F.J. e cila po dilte jashtë Shqipërisë.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar këtë shtetase me 2 vite burg, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Ajo është transportuar në qeli për të vuajtur dënimin në fuqi që rëndon ndaj saj