Duke folur në konferencën e Partisë Socialiste Europiane të Zhvilluar dje në Tiranë, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Brukselit të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.
“Për ne shqiptarët është me rëndësi që Bashkimi Europian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam i bindur se Presidenti i Partisë Socialiste Europiane ndan të njëjtin qëndrim”,– deklaroi Rama.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe Fatmir Limaj e Albin Kurti nga Kosova. Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për taksën në Rrugën e Kombit. Ai tha për mediat se ia kishte shprehur shqetësimin edhe Edi Ramës për ta hequr atë taksë.