Procedohen penalisht deputetët e opozitës, të cilët morën pjesë sot në protestën që u zhvillua në 4 qytete, ku u bllokuan disa akse rrugore, si hap i radhës për mosbindje civile.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se mes të personave të proceduar nga policia janë edhe qytetarë. Procedimi në gjendje të lirë vjen pas pretendimit se tubimi ishte i paligjshëm.
‘BalkanWeb’ ka mësuar deri tani disa prej emrave të deputetëve të proceduar, të cilët janë Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Dritan Shehu, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Oriola Pampuri, Nada Meçrapaj.
DEPUTETET QË ISHIN PJESË E PROTESTËS NË LUSHNJË:
Enkelejd Alibeaj
Myslim Murrizi
Dritan Shehu
Luan Baçi
Oerd Bylykbashi
Oriola Pampuri
Nada Meçrapaj