Shkodër/ Gjendet kamioni i mbushur me drogë

Diel, 13 May 2018 12:17

Përveç aksionit të policisë në Vlorë, një tjetër eshtë zhvilluar në Shkodër.

Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në qytetin e Shkodrës, ndërsa gjatë një kontrolli rutinë në pikën kufitare të Murriqanit janë gjetur rreth 15.5 kg kanabis sativa.

Sipas informacioneve, policia ka bërë të mundur ndalimin e 37 vjeçarit me iniciale R.Sh banues në Shkodër, ndërsa në furgonin tip “Benz” të cilin ai drejtonte janë gjetur rreth 24 pako lëndë narkotike.

Sakaq policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.05.2018, nga strukturat e D. V. K. M. Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi: Genc Nikshiqi, 37 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër Arrestimi i tij u bë pasi në PKK Muriqan, në dalje nga territori i R. Sh. me mjetin tip Benz Furgon, me targa AA591RT, nga kontrolli i ushtruar këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 pako lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi me peshë 15.5 kilogram. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...