Ditën e nesërme është njoftuar për një protestë të aktivistëve nga radhët e shoqërisë civile.
Marshim para Kryeministrisë në orën 12:00. Mesazhi i kësaj proteste i drejtohet pikërisht kreut të qeverisë për taksën e Rrugës së Kombit.
Njoftimi i plotë:
“Ditën e shtunë, në orën 12:00, takohemi të gjithë te Parku Rinia për të marshuar drejt Kryeministrisë e për ti dhënë një mesazh të fortë Kryeministrit se ne nuk jemi dakord. Se Shqipëria nuk i përket një grushti të pangopurish por të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Se zgjidhja nuk është dhuna, arrestimet dhe arroganca por dialogu, transparenca dhe qeverisja me qytetarët duke i pyetur e përfillur mendimet dhe hallet e tyre.
Nuk ka rëndësi nëse je i majtë, i djathtë apo pa bindje politike.
Nuk ka rëndësi nëse je nga Kukësi apo nga Saranda, nga Dibra apo nga Korça. TË GJITHË PAGUAJMË NJËSOJ! E nëse nuk bashkohemi, do të paguajmë edhe më shumë.
Nëse nuk reagojmë, Atdheun që na e lanë trashëgim të parët tanë, nuk do jua lëmë dot trashëgim fëmijëve por një grushti politikanësh e biznesmenësh pranë tyre.
KUSHDOQOFSH, bashkohu të shtunën në orën 12:00.
Jo për Partitë, jo për Kryetarët por për veten tënde, për familjen tënde, për Shqipërinë tonë”, njofton nisma “Thurje”.