Edhe pse premtoi shëndetësia falas “Rilindja” e ka zhytur sistemin në gjendjen më të zezë që ka qenë ndonjëherë. Asnjë investim serioz dhe efikas dhe vetëm koncesioni për të mbushur xhepat e oligarkëve të tij.
Një rast flagrant është ai i qendrës ambulante në fshatin Zogjë të Bulqizës, e cila nuk furnizohet prej dy vjetësh me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.
E ndërtuar nga shoqata bamirëse, kjo qendër tani edhe pse është e re, serish nuk i përmbush funksionet e saj. Në dimër nuk ka ngrohje dhe mungesa e energjisë bën që të mos punojë as frigoriferi për ruajtjen e ilaçeve.
“Ka ngelë vetëm për një kontratë dritash. Për ujë nuk bëhet fjalë, pasi nuk ka fshati ende”, thotë një banor.