×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Vonon ndërtimi i kantiereve të riparimit të peshkarexhave

Premte, 06 Prill 2018 18:06

Anijet e peshkimit paguajnë një kosto prej afro 7 milion euro në vit për riparim dhe mirëmbajtje, proces të cilin e kryejnë në Itali dhe Greqi, për shkak se në vend mungojnë kantierët e riparimit. Tek pjesa e kostos, përveç karburantit, përfshihet edhe koha e lundrimit si dhe qëndrimi i peshkatarëve për disa ditë në vendet fqinje.

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë bëjnë me dije se për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike të theksuar që rëndon mbi peshkatarët, po shikohet mundësia që brenda 6 muajsh të ndërtohen kantierët e riparimit.

Aktualisht pranë ministrisë janë depozituar 4 kërkesa për investime, të cilat do të bëhen përmes kontratave të zgjatura dhe arrijnë vlerën e mbi 1 milion eurove. Përfaqësues të Ministrisë bëjnë me dije për TV SCAN se është në përfundim procesi i regjistrimit dhe i hipotekimit të pronave të peshkimit, që do t’i japë mundësinë Ministrisë që të vërë në dispozicion për investitorët hapësirat e porteve me një qira minimale dhe tarifa të përcaktuara.

Është menduar që shkallët e reja të riparimit të ndërtohen mbi ato ekzistuese, në Vlorë, Shëngjin dhe Sarandë.  Aktualisht është vetëm një kantier funksional në Pashë Aliman, i cili nuk përballon anijet, si nga numri por edhe nga madhësia.

Ndërtimi i shkallëve të reja pritet të ketë impakt ekonomik, jo vetëm në lehtësimin e kostove për peshkatarët por dhe në punësim. Flota e peshkimit në vend ka një moshë mesatare 39-vjeçare, dhe si e tillë nevoja për mirëmbajtje dhe riparim është tejet e lartë. Ndërsa mosha mesatare e anijeve në Bashkimin Europian është 21-25 vjeçare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...