2 punonjës të ZRPP (Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme) janë vendosur në hetim nga prokuroria e Gjirokastrës.
2 punonjësit me iniciale A.D 58-vjeç dhe V.K 48-vjeç në ZRPP, njësia Krahës në Memalias dyshohet se kanë tjetërsuar pronën e shtetasit A.R 66-vjeç. Mbi ta rëndon akuza e falsifikimit dokumentash, sakaq grupi hetimor i prokurorisë ka nisur menjëherë hetimet.