×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Shqiptarët të frikësuar, tërheqin 2 mld nga bankat.

Premte, 06 Prill 2018 20:04

Paraja jashtë sistemit bankar shqiptar arriti kulmin në fund të viti 2017 duke regjistruar një shifër rekord prej 265 miliardë lekësh, sipas bankës qendore, ose rreth 2 miliardë euro.

Kjo shumë përbën një të pestën e parasë që qarkullon gjithsej në ekonominë tonë. Në shkurt të 2018 paraja jashtë sistemit bankar ishte 257 miliardë lekë, gati 500 milionë euro më shumë se shkurti i 2014.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë me barrën e lartë fiskale që e detyron biznesin të operojë në një ekonomi informale. “Kjo tregon që shkalla e ekonomisë informale në Shqipëri, bashkuar edhe me situatën e vështirë ekonomike tashmë janë më të dukshme. Këto janë dy fenomene të lidhura me njëra-tjetrën. Pra bizneset dhe qytetarët preferojnë që transaksionet tregtare t’i bëjnë jashtë sistemit bankar”, thotë Gjergj Buxhuku nga Konfindustria Shqiptare.

Nga ana tjetër, ulja e normave të interesit për depozitat vitet e fundit ka dhënë efeket në rritjen e parasë jashtë sistemit bankar. Por Gjergji Buxhuku mendon se dhe nisja e procesit të vettingut ka bërë që sasi të mëdha vlerash monetare, që disponohen nga zyrtarë të drejtësisë dhe persona të lidhur me ta ka dhënë ndikim në rritjen e sasisë së parasë që qarkullon jashtë bankave.

“Edhe procese të tilla si Vettingu, që kushtëzojnë në një masë të ndjeshme mbajtjen e parave jashtë sistemit bankar, sepse përndryshe mund të ishte një argument plus për t’iu nënshtruar procesit të vettingut”, deklaron Buxhuku.

Për t’u nënvizuar është fakti se Banka e Shqipërisë ka matur vetëm nivelin e parasë në monedhën vendase që është leku, ndërkohë që për valutën nuk ka statistika zyrtare./tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...