Kanos me armë të vëllanë për motive pronësie, arrestohet nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë 36 vjeçari, Shkëlqim Suloavdulaj, banues në Baldushk.
Policia i ka sekuestruar autorit të dyshuar edhe një pistoletë me 6 fishekë pa leje. Burimet bëjnë të ditur se po punohet për sqarimin e ngjarjes.