Policia e Milanos ka vënë në pranga 12 persona në provincën e Abbiategrasso, pasi ndaj tyre u lëshua një urdhër arresti në akuzën e vjedhjes dhe përdhosjes së pronave.
Sipas mediave italiane, grupi I përbërë nga 7 shqiptarë, 4 italianë dhe një hungarez ishin prej kohësh nën hetimin e karabinierëve pasi ndaj tyre rëndonin denoncime për vjedhjen e 11 automjeteve.
Gjëja më e çuditshme në këtë aksion është se njëri prej shqiptarëve të arrestuar, u ndalua nga policia në momentin që ai po celebrohej me një shtetase italiane.
Policia është ende duke kryer hetime të mëtejshme për grupin kriminal, ndërsa dyshohen se përveç vjedhjes së 11 makinave, ata janë përgjegjës edhe për grabitjen e 25 banesave në të njëjtën zonë.