Rreth 60 kilogram Canabis Sativa të cilat janë sekuestruar në një apartament në qytetin e Romës.
Lënda narkotike ka qenë e fshehur në një apartament në zonën e Finocchios ndërsa ka qenë e vendosur në disa çanta, raportohet në mediat Italiane.
Karabinierët janë sinjalizuar nga banorët për lëvizje të dyshimta të disa të rinjve në apartament. Pasi kanë hyrë brenda kanë gjetur lëndën narkotike të fshehur në një prej dhomave të apartamentit. Po ashtu kanë gjetur dhe peshoren me të cilën kryhej peshimi i lëndës narkotike.
Menjëherë kanë nisur hetimet për kapjen e pronarit të lëndës narkotike. Një prej personave që jetonin në banesë është identifikuar si një 20 vjeçar me inicialet G.R nga qyteti i Vlorës.
Identifikimi është bërë i mundur pasi është gjetur një dokumenti i të riut brenda apartamentit.
Mësohet se në kohën e sekuestrimit të lëndës narkotike asnjë person nuk ka qenë brenda tij. Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria.