Emigrantët po kthehen për të festuar në shtëpi Pashkën Ortodokse. Mbrëmja e së premte, riktheu fluksin në pikat kufitare me Greqinë, shkruan Ora Neës.
7200 persona shqiptarë e të huaj hynë në 24 orët e fundit nga pika kufitare e Kapshticës, ku këtë të shtunë fluksi ishte i lartë duke krijuar radhë dhe pritje.
Por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit vihet një rritje e numrit të shqiptarëve që po udhëtojnë drejt Greqisë për të festuar me familjarët që jetojnë e punojnë përtej kufirit.
Në 24 orë, traun e doganës në Kapshticë e kanë kaluar mbi 4100 shqiptarë e të huaj.
Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur radhët, pala shqiptare punon me 5 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.
Më e qetë paraqitet situata në Kakavijë. Në 24 orët në pikën kufitare jugore kanë hyrë 4300 persona ndërsa 3213 të tjerë kanë dalë drejt Greqisë.
Shtim i lëvizjes raportohet edhe në Pikën kufitare të Murriqanit, ndërsa pikë i lëvizjes shënohet në orët e mbrmjes.
KAPSHTICË
Hyrje, shqiptarë e të huaj 7200
Dalje, shqiptarë e të huaj 4133
KAKAVIJË
Hyrje, shqiptarë e të huaj 4300
Dalje, shqiptarë e të huaj 3213