Ksandros Imeraj që në Vlorë njihet me emrin Sandro është zhdukur në mënyrë të mistershme disa ditë më parë pasi ishte nisur drejt Italisë.
Ndërsa ka kërkuar prej disa ditësh, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të tij, ndërsa familjarët kanë nisur vetë kërkimet nga ajri e deti, pas një telefonate që dyshohet të këtë bërë 32-vjeçari në Mal të Zi.
“BalkanWeb” ka komunikuar me familjarët e tij, të cilët janë të bindur se Sandro ka telefonuar autoritetet në Mal të Zi për t’i kërkuar ndihmë.
“Kemi pasur një telefonatë anonime nga Mali i Zi. Na njoftuan se i afërmi ynë Sandos Imeraj 32 vjeç ka njoftuar policinë malazeze se ndodhej në det të hapur dhe se kërkonte ndihmë. Autoritetet atje kanë sinjalizuar ehe portin e Durrësit, por nuk kemi asnjë informacion”,- thonë të shqetësuar familjarët.
Duke qënë se një ditë më parë në Mal të Zi u gjet edhe motori i ujit me të cilin udhëtonte i riu, familjarët apelojnë që autoritetet shqiptare të thellojnë komunikimin me fqinjët malazezë, me qëllim që edhe ata të kërkojnë për të.
MOTORI I UJIT GJENDET NË MAL TË ZI
Motori i ujit me të cilin udhëtonte i riu është gjetur mbrëmjen e djeshme nga familjaret e 32 vjeçarit në Budva të Malit të Zi. Motori ka qënë në largësi prej 10 miljesh nga bregu i Budvës dhe sipas familjarve motori ishte gjysëm i mbytur dhe vetëm pjesa e parë ishte mbi ujë.
TELEFONATA E FUNDIT ME FAMILJEN
Familjarët nuk kanë informacione se ku do të shkonte i riu dhe çfarë kishte në motorin e ujit. Kontakti i fundit me të ontakti i fundit i tij ka me ta ka qenë qenë në orën 01:30 të natës mes të enjtes dhe të premtes. Në komunikimin me ta ai u ka thënë se ka shumë det dhe fryn erë e fortë dhe se nuk e dinte se në cilin drejtim e kishin çuar dallgët. “Nuk shikoj asgjë, vetëm errësirë” – kishte thënë Imeraj dhe pak më vonë celulari i tij ishte fikur.