×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shqipëria një kantier i madh ndërtimi, 221 lejë vetëm në 3 muaj e parë të vitit

Tuesday, 29 May 2018 18:03

Shqipëria është kthyer në një kantier ndërtimi, ku lejet për ndërtimet e reja vazhdojnë të rriten me ritme të pandalshme. Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e parë numri i lejeve të ndërtimit u rrit me 2.2 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe po në të njëjtën masë është rritur edhe sipërfaqja që parashikohet të ndërtohet.

Sipas INSTAT, për periudhën janar mars të këtij viti bashkitë dhe këshilli kombëtar i territorit dhanë 221 leje të reja ndërtimi në të gjithë Shqipërinë nga 101 leje që ishte shifra në tremujorin e parë të 2017-ës.

Të dhënat e detajuara tregojnë se vetëm për lejet e dhëna në tre muajt e parë të këtij viti, parashikohet që të investohen rreth 100 milionë dollarë. Sipas INSTAT, bashkitë që kanë dhe rritjen më të madhe të lejeve janë Tirana, Fieri dhe Durrësi, ku sipërfaqja e ndërtimeve të reja që janë miratuar është rritur me dy deri në tre herë.

Por këto nuk janë të gjitha ndërtime pallatesh për qëllime banimi. Sipas INSTAT, pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur nga lejet e dhëna për hotele, ndërtesa tregtare për qëllime biznesi si dhe punimet inxhinerike, ku bëjnë pjesë rrugët, ujësjellësit apo kantieret industriale.

Prej tre vitesh Shqipëria po përballet me një rritje të vrullshme të sektorit të ndërtimit, çka ka zgjuar kundërshtimin e shumë ekspertëve të mjedisit dhe urbanistikës për impaktet në mjedis. Por veç efekteve mjedisore, rritja e lejeve të ndërtimit ka hapur edhe një debat të nxehtë politik mbi financimet e sektorit. Opozita akuzon se ndërtimi po përdoret për të pastruar paratë e gjeneruara nga trafiku I drogës, pasi kredia për këtë sektor është më rënie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...