“Sekreti” i Pjeter Gacit

Premte, 01 June 2018 17:57

Prof. Dr. M. Barbullushi

I lodhur, i pa rruar, i pa gjumë, përveçse disa ore dremitje dhe një cope buke te sapo pjekur dhe me arome shtëpie, pak kohe dehëse ne një furre buke ku ne fakt isha futur për t’u ngrohur e për te pritur mëngjesin, gjurmët e se cilës kishin mbetur si miell ne pardesynë time, pasi kisha qene i detyruar te udhëtoja tere natën ne këmbë edhe pse binte bore dhe rruga shkiste për te qene ne 4 te mëngjesit ne qendër te qytetit nga ku nisej autobusi për Shkodër dhe ku me pas do te merrja trenin për Tirane. Kisha 5 muaj pa qene ne shtëpi dhe arritja ne Shkodër, ku mungonte bora dhe rrugët ishin te asfaltuara, me mbushte me një ndjenje lehtësimi a thua se kisha arritur ne shtëpinë time. Çuditërisht dhe sediljet e trenit, edhe pse te rrjepura, m’u duken shume komode.

I izoluar prej muajsh ne një fshat bujar, ore e ore larg qytetit verior ku me kishin caktuar te punoja dhe ku punova disa vite, mezi prisja te zgjidhja nje vend ne tren ku te kisha njerëz te bisedoja dhe natyrish ndonjë vajze e re do te ishte qershija mbi torte. Atë dite isha i pafat, pasi ne krahun e majte timin nje grua zadrimore ne moshe, me veshje tradicionale, ku spikasnin balluket e zeza mbi balle, dhe përballë nje burrë rreth te 50-ave me një pamje te fisme, ku pas syzeve spikasnin sytë e lëvizshëm e picerrues qe shprehnin dukshëm dhe haptas nje dëshirë për te nxitur ndonjë bisede. Ne këto kushte hapa radion time Iliria, te cilën tashme e kisha te vështirë ta diferencoja nga krahu, dhe zgjodha heshtjen me shprese dhe durim qe ne vendin përballë, ne krah te burrit do te vinte ndonjë vajze e re. Radioja transmetonte një këngë te Tonin Tershanes, dhe burri përballë, ne atë moment, m'u duk se u nervozua se filloi te lëvizë si pa kuptim e te shohë përreth sikur po kërkonte ndihme për padrejtësinë qe po i behej. – “Me fal, mos te bezdis radioja apo stacioni i zgjedhur me muzike “ ? – i thashe si i zene ne faj dhe tentova te fik radion. Fytyra e tij u përndez, muskujt e saj u tendosen dhe me pas pa pritur e tere fytyra i shkëlqeu dhe shpërtheu me një te qeshur me gjithe zemer. – “Mua te me bezdise muzika?. Unë me te dhe për te jetoj. Bej muzike. Quhem Pjeter Gaci”.

Si rrufeja ne qiell te pastër rolet ndryshuan, ai i relaksuar ndërsa une nen një tension te papare. Ti thuash Pjeter Gacit mos te bezdis muzika ! Cfare cudie!. Tashme ne qiellin e shtate qe kisha takuar një magjistar te shtate notave, idhullin e femijerise time, biseda rreth muzikës dhe tingujt e saj pushtuan këndin tone. Kur fliste për muzikën e tere qenia e tij dukej sikur transformohej ne tinguj, behej njësh me ajrin qe del nga saksi, me dridhjet qe dalin nga telat e kitarës, me kordat e zërit te Vace Zeles e Mentor Xhemalit apo me baketin e dirigjentit.

Pak kohe me pare duke lexuar nje studim mbi efektin “droge” te tingujve te muzikës, mësova se pushteti i muzikës tek njeriu kushtëzohet nga aktivizimi i zonave te caktuara te trurit. Gjate dëgjimit te muzikës, ne këto zona te trurit shkon me shume gjak dhe për pasoje çlirohet me shume dopamine, encefaline, endorfine dhe hormone te tjera te cilat garantojnë komunikim dhe dialogim me te mire ndërqelizor, përkthyer ne nxitjen e ndjenjave qe mëshirojnë kenaqesine. Nuk di sepse gjate leximit te artikullit me erdhi ndërmend mjeshtri dhe nuk e di se pse u ndjeva i kënaqur qe “zbulova” apo e hoqa "Kete Marak, Marak te shkrete" ç’kishte ndodhur ne trurin e tij ne ato pak momente te jetes se tij ne nje dite te zymte dimri e për me tepër ne një vagon te amortizuar e me sedilje te rrjepura me te cilin ai ndoshta po shkonte për te takuar koleget apo studentet e tij apo për te vene ne jete ndonjë vepër te tij muzikore. Sa pak per nje mjeshtër te madh !

Kane kaluar vite dhe kurrë nuk e kam harruar imazhin e transformuar e rrezatues te asaj qenie te fisme ne te cilën dëbora e imët e viteve kish rene butësisht ne flokët paksa te rralluara, e sidomos ate reagim fërgëllues si velzat e peshkut sapo radioja hapi gojën e nxori tingullin e pare te muzikës qe duket sikur me fanitet sa here dëgjoj kenget e tij te mrekullueshme.

Per Ty maestro, ose me thjesht, Për Ty Atdhe !

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...