“Komedia që shkon për dreq”, ktheu të qeshurat në teatër

Diel, 03 June 2018 09:25

 “Komedia që shkon për dreq” është sonte në mbrëmjen e fundit në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra erdhi për publikun pas suksesit që pati më parë në skenën teatrore të Durrësit dhe në qytetin e Korçës. Teatri Kombëtar bën me dije që salla ka qenë plot me publik në netët e tjera të komedisë. “Net të mbushura plot në Teatrin Kombëtar për shfaqjen “Komedia që shkon për dreq”! Në këto ditë aktivitetesh të shumta, faleminderit publikut që zgjedh gjithnjë teatrin”, njofton Teatri Kombëtar. Vepra teatrore shkruar nga Henry Shields Jonathan Sayer dhe Henry Lewis me regji nga Driada Dervishi ka bërë bashkë artistë të njohur nga Tirana dhe Durrësi, që edhe sonte në mbrëmje presin të marrin duartrokitjet e publikut. Aktorët në role janë Romir Zalla, Gentian Zenelaj, kemi rikthim në skenë të Monika Lubonjës, Alesia Xhemalaj, Sokol Angjeli, Donald Shehu dhe me pjesëmarrjen e veçantë të aktorit Bujar Asqeriu. Në vepër një trupë amatore aktorësh pas përpjekjeve të pafund për të vënë një shfaqje më në fund gjejnë një vepër, që ka aq personazhe sa janë dhe ata vetë. Në shtëpinë e Havershameve ka ndodhur një vrasje, të gjithë janë të dyshuar. Dashuri të fshehta, dredhi nga më mizoret ndodhin në këtë shtëpi. A do mundet vallë të gjendet fajtori?! Dhe pikërisht atëherë kur gjërat duket sikur po shkojnë për mbarë në të vërtetë shkon për dreq. Aktorët harrojnë tekstin, aktores kryesore i bie të fikët, harrojnë të fusin objekte. Pavarësisht gjithçkaje ata janë të vendosur ta çojnë këtë komedi deri në fund dhe që publikun e gjen tek produksioni më i fundit i teatrit të Durrësit. Regjisorja Driada Dervishi shkruan se mbrëmjet me këtë shfaqje kalojnë më së miri në teatër. “Komedia na shkon për dreq....them ta kalojmë me të qeshura! Si antidoti më i mirë për të larguar energjitë jo të mira, si terapia më e mirë për ta shijuar jetën”, shkruan regjisorja Dervishi për veprën që në TK u shfaq në data 31 maj, 1, 2 qershor për të qenë dhe sonte në skenë. Vepra është me përkthim Artur Lena, muzika nga kompozitori Endri Sina, skena Beqo Nanaj, kostumet Elva Bella, lëvizja skenike Donald Martini, grafika e video Endri Beqo, realizimi i videos Ervist Muhadri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...