Viron Prodani, një fisnik që lartësoi simbolet e Korçës

Hënë, 04 June 2018 19:13

“Pandeli Cale”, “Prodanët”, “Emigrantët shqiptarë në SHBA”, Fabrika Birra Korça, histori dhe dokumenta”, “Kontributi i emigrantëve shqiptarë në SHA në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore”, “Liceu i Korçës”, etj, janë disa nga librat e Viron Prodanit, një  autor që u bë i njohur si historian e studjues vetëm këto dhjetë vitet e fundit.  Nuk është rastësi që një pinjoll i denjë i familjes së madhe të Prodanëve në Korçë  të shkruajë historinë e fisit të tij, të patriotëve, simoleve dhe të kulmeve e zhvillimeve korçare. Tek Vironi pasioni i të shkruarit  mbeti i kyçur për vite me radhë. Puna e përditshme, me përgjegjësi dhe përkushtim nuk i dha mundësi Vironit të shkruante, të hulmtonte e të nxirrte në dritë emra, fakte, ngjarje e dokumente që kanë të bëjnë me Korçën dhe historinë e saj në shekullin XX.  

Viron Prodani u lind në Korçë në vitin 1946. Si kreu arsimin e lartë Vironi punoi për vite me radhë në ndërmarrjet ekonomike të Rrëshenit në Mirditë, deri në vitin 1986. Më pas, deri në 1992 Viron Prodani u kthye në qytetin e tij të lindjes, ku punoi në ndërmarrjet e këtij qyteti si te trikotazhi etj. Me ardhjen  demokracisë erdhi në Tiranë dhe në 1992 nisi punë në KLSH, ku punoi katër vjet e më pas, deri në 2006, punoi si ekspert në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, deri në 2006, vit kur doli në pension.

Punën kërkimore e shkencore e nisi në 2008 dhe shumë shpejt, talenti i fshehur dhe përkushtimi i tij, puna e palodhur dhanë frutet e veta në një seri librash, njëri më i vyer se tjetri, libra të cilat zbuluan thesare të kulturës e qytetërimit korçar.

Me shumë interes janë punimet e tij mbi “Fabrika Birra Korça”, një histori suksesi që nis në vitet ‘30-të, që ishte simboli i këtij qyteti, sikurse edhe “Liceu” i Korçës”, me plot erma të shquar, personalite, njerëz që kanë bërë histori, por që mbi ta ka rënë pluhuri i harresës dhe dolën në dritë në botimet e Viron Prodanit. Duket si një hisotri familjare, por  “Prodanët” janë një fis i madh që kanë kontribute kombëtare dhe që i kanë dhënë historisë së Korçës e të Shqipërisë. Edhe për Pandeli Calen, që ishte një nga nënshkruesit e Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ministri i parë i Bujqësisë, Viron Prodani shkroi një monografi të pasur me fakte e dokumente që lartësojnë figurën e tij.

I mbështetur në censuset e viteve 20, 30, 490 në SHBA, Vironi bëri një punë të imët, si bleta, dhe hartoi lista dhe bëri historinë e emigracionit tonë në vendin e lirisë dhe demokracisë, në SHBA. Krahas këtyre librave, Prodani shkroi edhe mbi kontributin e veçantë që emigrantët e SHBA dhanë për Shqipërinë në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore”.

Janë të rrallë ata autorë që shkruajnë e punojnë si Viron Prodani, që nuk e bëjnë një punë të tillë titanike për lavdinë e tyre personale. Të vjen keq që njerëz të tillë që nxjerrin nga harresa e pluhuri disavjeçar personalitete, ngjarje e fakte të rëndësishme kombëtare, mbeten për vete në harresë nga shteti e nuk mbështeten e vlerësohen. Por z. Viron ka kohë që ka marrë mirënjohjet, falenderimet e qindra e mijra qytetarëve të cilët kanë lexuar e vlerësuar librat e tij.

Flori SLATINA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...