Marenglen Verli: Nuk bëhet shkenca me donacione!...

Tuesday, 05 June 2018 12:47

Albanologjia si një domosdoshmëri për shtetin i takon ta mbajë dhe financojë, por prej vitesh dukesh që është lënë pa buxhete. Rektor në Akademinë e Studimeve Albanologjike akademik prof. dr. Marenglen Verli shprehet se albanologjia nuk mund të bëhet me donacione të huaja dhe me private. Sipas tij, ASA ka nevojë për të qarkulluar botimin në gjuhë të huaj dhe për të dërguar studiuesit më të mirë në konferenca ndërkombëtare, por të gjitha këto deri tani kanë gjetur vetëm mirëkuptim nga institucioni  prej nga varen, sepse përmirësimet janë pak.

“Me miratimin e statutit tonë të ri, ASA është brenda Ligjit të Arsimit të Lartë. Në këtë mënyrë janë hapur për ne shtigjet për të qenë më veprues në aktivitete  dhe për të realizuar marrëveshje  të ndryshme e projekte  në bashkëpunim  me institucione studimore analoge brenda e jashtë  vendit. Kemi ide për të realizuar më shumë projekte mbi bazën e bashkëpunimit për të çuar  përpara  shpërndarjen  e produktit  tonë shkencor, duke i çuar botimet tona në çdo drejtim ku ka  interes për botimet  albanologjike, brenda dhe jashtë vendit. Ne aktualisht kemi disa marrëveshje  e projekte të përbashkëta me partnerë të huaj në fushën e arkeologjisë, të antropologjisë, por edhe të gjuhësisë e historisë etj, ne kemi arritur shpërndarjen  më të mirë  të botimeve tona, kemi furnizuar bibliotekat e gjithë institucioneve qendrore këtu dhe në Kosovë e Maqedoni. Ne synojmë arritjen e marrëveshjeve që tirazhet e botimeve  tona të shkojnë dhe në  bibliotekat e universiteteve, të institucioneve të tjera të rëndësishme të njësive bashkiake, synojmë të arrijmë  një marrëveshje institucionale  për të çuar botimet tona edhe në drejtime të tjera, në rrethe  të ndryshme, deri në bibliotekat  e shkollave. Ndryshimi i emrit nga QSA në ASA nuk është se ka sjellë transformime  substanciale për institucionin tonë, por duke qenë brenda Ligjit të Arsimit të Lartë, edhe duke u njohur  ligjërisht specifika e punës sonë, ne besojmë se do të kemi hapësira të përcaktuara mirë ligjërisht, për të vepruar. Situata e mëparshme me status të papërcaktuar ndikonte negativisht edhe në planin moral  të motivimit të njerëzve për punë. E rëndësishme është  që gjatë gjithë kësaj periudhe, duke filluar qysh herët e pastaj edhe pas viteve ’90-të e deri më sot, të katër institutet e albanologjisë kanë ndërtuar  profilin e qartë  të tyre, pavarësisht se kanë kaluar dhe provacione të ndryshme. Nëse më 1990 në kuadër të ASH ku bënin pjesë  këto institute  kishin 300 punonjës,  nga të cilët 150 punonjës shkencorë, sot në ASA, në të katër  institutet numërohen vetëm rreth 120 vetë. Veçanërisht ka rënë numri i forcave ndihmëse që  janë të domosdoshme për punën që bëjmë, për të shpejtuar gjithë punën tonë dhe për të ulur koston e prodhimit shkencor. Por ne kemi dhe të tjera probleme. Nëse shpenzimet  në GDP për banor për shkencën, sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri shkojnë në 0.16 përqind,  kjo do të thotë  se jemi disa herë  nën kuotën  rajonale  për  të njëjtën gjë. Maqedonia e ka 0,5 përqind, Kosova po ashtu. Pra është shumë pak. Ne kemi nevojë për kushte  më të mira pune, për respektimin e legjislacionit në fuqi për pagesën e honorarëve, për investime në disa drejtime, që kanë të bëjnë me realizimin  sasior dhe  cilësor të produktit  tonë shkencor, me  shpërndarjen e tij dhe prezantimin e tij në botë, me rekrutimin e kuadrit cilësor, me specializimin e tij (mendoni  p.sh. nevojën urgjente për njohës të mirë të gjuhëve të quajtura “të vdekura”, latinishtes, greqishtes së vjetër, sllavishtes  së vjetër, osmanishtes etj). Ne kemi nevojë për të sjellë arkiva  nga bota. Kemi nevojë për ekspedita në terren, për gërmime arkeologjike, kemi nevojë për të qarkulluar botimin tonë  edhe në gjuhë të huaj dhe për të dërguar studiuesit tanë  më të mirë në konferenca ndërkombëtare  për të shpalosur  pikëpamjet dhe arritjet tona atje, etj.

E marrë në tërësi albanologjia  është një fushë, që në radhë të parë  i intereson  shtetit. Albanologjia përgjithësisht nuk mund të bëhet me donacione të huaja. Nuk mund të bëhet as me donacione private, por si një fushë që është  domosdoshmëri  për kombin dhe shtetin i takon shtetit që ta mbajë dhe financojë. Për vlerën që ka albanologjia besoj është e tepërt të flasim.... Ne jemi përpjekur e përpiqemi që me mundësitë tona të pakta, përmes një menaxhimi sa më racional të përmirësojmë kushtet e punës, ambientin e punës, mjetet e punës, të kenë aklimatizim sa më të mirë, por jemi ende  larg asaj ku duhet të jemi. Ju duhet ta dini që ne kemi punonjës shkencorë që akomodohen  në një zyrë të vogël (arrin dhe 4-5 punonjës  në një zyrë), i kemi në distancë arkivat e bibliotekat nga vendi ku qëndrojnë studiuesit, ambientet e tyre nuk ofrojnë kapacitete  sistemi e shfrytëzimi të materialeve etj. ASA në kapacitetet e zyrave, bibliotekave, arkivave etj, arrin vetëm 40 përqind të nivelit respektiv në rajon. Këtë e ka nxjerrë vetë një studim i specialistit të dërguar nga Ministria e Arsimit para një viti e gjysmë. Ne kemi nevojë  për zgjerim të hapësirave. Në ambientet  tona përveç zyrave do të duhej të kishim dhe ndonjë  sallë për takime e konferenca, salla biblioteke e arkivi me kapacitete e kushte pune më të mira. Të qenurit bashkë e studiuesve të katër drejtimeve kryesore të albanologjisë i jep avantazhe punës, çon në  studime  e projekte  ndërdisiplinore cilësore, por ka shumë probleme me mungesa  e krijuara  prej vitesh, që duhet të kapërcejmë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...