Mbi 100 artistë po ndezin Pazarin e Vjetër të Korçës me muzikën tradicionale të sazeve. Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve, Korçë 2018 vjen në edicionin e X-të të tij me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike dhe Bashkisë Korçë.
Festivali u çel dje nga banda e qytetit te Korçës tek “Mësonjëtorja” ne rrugën pedonale “Shën Gjergji”. Gjithashtu morën pjesë dhe grupet grupet e sazeve nga Berati – “Bilbilat e Vrionit”, Shoqata “Afërdita” nga Belshi, grupi i Vlorës dhe sazet e Kolonjës. Tradita, veshjet dhe folklori jonë ishin të pranishme në këtë festival duke theksuar dhe një herë vlerën dhe promovimin e tyre si për qytetarët e Korçës por dhe për turistët e huaj.
Evente të tilla kanë një rëndësi të madhe dhe për brezin e ri pasi përçojnë traditën dhe vlerën e saj për tu ruajtur dhe për të qenë krenar për rrënjët tona.
Në natën e sotme e cila është dhe nata e fundit e festivalit do performojnë për qytetarët korçar grupet e Korçës, Gramshit, Përmetit, Këlcyrës, dhe Vlorës.