Rama luan teatër me artistët e Teatrit Kombëtar

Hënë, 11 June 2018 17:50

Nuk ka më asnjë dyshim se Edi Rama nuk qeveris për shqiptarët e zgjedhësit e tij, por për një grup njerëzish që e kanë marrë peng dhe që e mbajnë atë në pushtet. As nuk dëgjon të tjerët, as nuk  dëgjon këshilltarë, as opozitën, as personalitetet, as të huajt, as Partinë Socialiste, asnjeri. Bën si i thotë koka, bën si duan segmentet kriminale pret të cilave përfiton miliona e miliona euro. Ngjarja më e fundit, projekti mafioz për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, që do t’i kalohet në pronësi subjektit privat “Fusha shpk”, dhe që do të ndërtojë aty një kompleks kullash, e në pastë vend, edhe një “godinë” për Teatrit Kombëtar, vërteton më së miri që atij nuk i plas më as për kulturën, as për Tiranën, as për shtetasit e tij.  Por, për sa kohë që shumica vazhdon ta mbështesë në idetë e tij të çmendura, për sa kohë nuk ngrihen e t’i tregojnë vendin, ai do vijojë të bëjë si do qejfi. Edi Rama e urren teatrin, filmin shqiptaer. Ai kurrë nuk ka qenë një një shfaqje teatrale, as në një premierë filmi, as kur ishte ministër kulture, as si kryetar bashkie e as tani si kryeministër. Atij nuk i pëlqen teatri i skenës, atij i pëlqen teatri i vërtetë që luhet çdo ditë mbi kurriz të këtij populli të mjeruar, tragjikomedia shqiptare e shek XXI, ku ai është vetë aktor, vetë regjisor. Ai luan teatër me artistët e  TK, herë i takon, herë u prezanton një projekt, herë- herë bën indiferentin, herë i fyen. Ai ka raportet më të çuditshme me artistët e skenës, të cilët vijojnë t’i luten e vijojnë t’i përgjërohen me deklarata sa publike e aq edhe mediatike. Ai ka vënë në rresht edhe ministen e kulturës, edhe kryetarin e Bashkisë, edhe ministrin e financave, të gjithë në shërbim të tij, në shërbim të dikujt tjetër... Askush nuk kundërshton ashtu siç duhet. Ai përparon, përparon dhe vetëm kur ta dëgjojmë ndonjë ditë për “shembje aksidentale” të TK, apo “djegie nga pakujdesia” dhe mbi gërmadhat e tij do të lulëzojnë kullat e shekullit të ri. F.S

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...