Mirush Kabashi, si askush tjetër, është ambasadori i kulturës e Teatrit Kombëtar në botë

E mërkurë, 13 June 2018 17:11

Dje drejtori i TK, Hervin Çuli akuzoi aktorin e shquar Mirush Kabashi se ka marrë rrogën 15 vjet kot, vetëm me një rol. Një akuzë që ka patur mjaft reagime të ashpra si nga politika, shoqëria ashtu edhe kolegë të aktorit. Drejtori e di shumë mirë se Kabashi nuk e ka marrë rrogën vetëm për një rol, por atij i intereson të zvogëlojë e të ulë reputacionin e aktorit Kabashi.

Mirushi u bë pjesë e TK në 1996 dhe një vit më pas u ngjit në skenën e këtij teatri me monodramën “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, një pjesë e autorit grek Kostas Varnalis. Monodrama pati mjaft sukses. Një gjini e panjohur për TK. Ajo u interpretua me tërë madhështinë e tij dhjetëra herë, në kohën e rrebelimit komunist të 1997-1998 dhe mesazhet e saj të fuqishme ishin e mbeten mëse aktuale edhe sot. Me atë dramë  Mirushi, si askuh tjetër në historinë 70-vjeçare të këtij teatri, ka shëtitur skenat më të mëdha të botës, e ka bërë të njohur Teatrin Kombëtar e atë shqiptar në arenën botërore ku personalitete, kolegë, kritikë e njerëz të politikës e artit janë shpreur me superlativa për aktorin e madh.  Nga Ballkani në Afrikë, nga Londra, në Francë, në Gjenervë, në Gjermani, në Romë, Athinë, në Moskë, kudo ka ushtuar zëri dhe arti i fuqishëm i aktorit, nën pektun e Sokratit. Janë 20 vjet që ky aktor vazhdon të korrë sukses me këtë monodramë dhe janë mbi 160 shfaqje të dhëna prej tij, në mëse një orë, për më tepër edhe në gjuhën tonë të bukur shqipe.

 Nga dhjetra e dhjetra shfaqje po citojmë disa prej tyre:

“Aktori i njohur Mirush Kabashi luajti monodramën "Apologjia e Vërtetë e Sokratit", një pjesë e autorit grek Kostas Varnalis. Kjo është hera e parë që salla e OKB në Gjenevë hapet për një shfaqje artistike. Organizatoret e arriten këtë në shenjë nderimi për 100- vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Spektatorët ishin përfaqësues të 200 misioneve diplomatike të OKB-së dhe disa qindra qytetarë dhe studentë vendas dhe shqiptarë, në sallën me mbi 750 vende, e cila hapej për herë të parë për një shfaqje teatrore.”

“Nen interpretimin magjik te aktorit te mirenjohur Mirush Kabashi, publiku i Lionit eshte njohur me mesazhet e fuqishme qe filozofi i lashtesise jepte per bashkekohesit e tij, por qe vazhdojne te jene aktuale edhe sot. Sipas mediave te huaja duartrokitjet e publikut dhe ovacionet zgjaten gjate, duke pershendetur performancen e Mirush Kabashit ne monodramen "Apologjia e vertete e Sokratit", e shfaqur ne festivalin teatror "Pranvera e Europes", ne Lion te Frances.“

“Përreth 1 orë Mirush Kabashi ka performuar në skenën e teatrit antik të Butrintit me skenën e tejmbushur nga spektatorë të shumtë ku binte në sy edhe prania e turistëve të huaj. Kjo ka qenë shfaqja e 150-të e aktorit të mirënjohur.”

Me këtë rol aktori  Mirush Kabashi ka  fituar çmimin ndërkombëtar “Sfinksi i Artë” në Kajro. Ne Festivalin mesdhetar "Butrinti 2002" Mirush Kabashi eshte nderuar si aktori me i mire dhe po te njejtin vleresim ka marre edhe ne Festivalin nderkombetar "Kiev-Traverny" ne Ukraine. Ne festivalin nderkombetar te Plovdivit (Bullgari) aktori Mirush Kabashi eshte nderuar me kupen e Ministrit te Kultures, ndersa ka marre Medaljen e Karrieres ne vitin 1999 po ne Kajro.

Presidenti i Shqipërisë e ka dekoruar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” e më pas “Nder i Kombit” në 2014 si dhe dhjetra çmime të tjera.

Sa për kujtesë, edhe për drjetorin Çuli, gjatë viteteve 1998-2018 aktori Murush Kabashi ka interpretuar edhe në këto pjesë teatrale: “Një njeri në det”, “Sa mirë bëri që vdiq”, ku fitoi cmimin e “Aktorit me te mire” si protagonist ne Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002”me rolin e Nokes, ““Alegreto Albania”, fituese e një cmimi ne Gjermani, monodrama “Lulet e Kuranit dhe zoti Ibrahim”, edhe kjo me shume sukses, etj. etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...