Naim Frashëri, aktualiteti i ideve tё veprёs sё tij

Hënë, 18 June 2018 10:40

Prof. Dr. Albert Frashёri

Nuk ashtё e mundur tё karakterizosh me njё cilёsi tё vetme horizontin poetik e kulturor tё Naim Frashёrit. Ndёr popujt europianё mund tё citojmё Gёten si poet kombёtar tё gjermanёve, Krillovin pёr rusёt apo Danten pёr italianёt. Por nё asnjё nga kёto raste nuk mund tё thuhet qё poeti kombёtar me veprёn e tij tё ketё qёnё aq thelbёsor pёr paqen shpirtёnore, harmoninё dhe ndёrgjegjen kombёtare sa Naimi pёr shqiptarёt.

Nuk ashtё e lehtё tё shkruash pёr poezinё e Naimit. Ajo ka nje densitet tё papёrsёritshёm sepse me thjeshtёsinё dhe freskinё, me muzikalitetin e vargut dhe me urtёsinё e mesazheve arrin tё ringjallё ndjenja qё fshihen nё thellёsi tё shpirtit njerёzor. Vargu i Naimit zgjon dhe kultivon tek lexuesi dashuri dhe afeksione, mendime dhe vetёdije pёr pamjet mё njerёzore tё ekzistencёs sё tij. Mendoj tё jetё kjo arsyeja qё e bёn Naimin poetin mё tё recituar nga shqiptarёt. Kjo e vёrtetё me dy fjalё do tё thotё qё ky bir i Frashёrit meriton nderin e poetit kombёtar tё shqiptarёve.

Koha e vёshtirё qё po jetojmё nga pikёpamja e demokratizimit tё paarrirё tё vendit, nga  njё farё degradimi i rolit edukativ tё shkollёs dhe zbehjes evidente tё interesit pёr çёshtjen kombёtare,   na shtyn tё sjellim ndёr mend e tё meditojmё pёr lёvizjet e mёdha kulturore e filozofike te kombit. Kam parasysh humanizmin e shekujve XV - XVII bashkё me magjinё e Rilindjes Kombёtare. Kёto dy lёvizje tё mёdha e tё pasura nё pikёpamje artistike, filozofike dhe politike pёrcaktojnё thelbin europian tё kombit shqiptar e nuk mund tё pranojmё qё tё zbehen nё favor tё prirjeve shoviniste tё teatrit ballkanik qё kёtё dobёsim e mirёpresin krahёhapur. Ketij qëllimi i ka shёrbyer poezia e Naimit. Kjo, nё thelb, udhёhoqi perpjekjet rilindase per tё trasformuar ndikimet negative tё botёs anadollake në pamjet europiane të identitetit kombëtar. Pa këtë do të ishte e pavlerë përpjekja për të aderuar nё familjen europiane. Kjo duhet patur parasysh sot, mё shumё se kurrё, pёr arsye tё dobёsimit tё rolit edukativ tё shkollёs pёr çёshtjen kombёtare.

Kombi ynё ka nxjerrё shumё poetё tё mёdhenj, si Naimi, Fishta, Mjeda, Lasgushi, Migjeni, Kadarè, por ata  nuk kanё gjetur jehonёn e merituar nё gjuhёt europiane. Kjo ka ndodhur pёr dobёsitё e klasёs politike tё botёs shqiptare qё nuk e ka vlerёsuar asnjёherё kulturёn si faktor themelor tё ekzistencёs kombёtare. Janё pamjet kulturore tё identitetit shqiptar qё duhet tё udhёheqin inserimin e vendit nё universin europian me statusin qё kombi meriton. Nё botën shqiptare vepra e Naimit ndrit pёr trajtimin magjistral të çёshtjes kombёtare, elegancën dhe hapёsirёn e argumenteve. Vepra e tij ashtё shprehja mё gjeniale e periudhёs sё Rilindjes shqiptare. Dёshiroj tё shpreh bindjen qё asnjё tog veprash individuale nuk mund tё shprehё dramaticitetin e shekullit XIX si vepra e Naimit. Ajo depёrton me lehtёsi të habitëshme nё mendjen dhe shpirtin e lexuesit. Mund tё kuptohen faktet thjesht historike te shekullit XIX, por ato qё kanё tё bejnё me metamorfozёn e njeriut nё pёrkrahjen e çёshtjes kombёtare janё komplekse  sepse pёrbёjnё thelbin e zhvillimeve tё atij shekulli.  Mjerisht, edhe pse sot ndjehet nevoja e njё rizgjimi kombёtar, në thelb mbretёron indiferenca  e klasës politike ndaj problemeve të mirëfillta ekzistenciale tё kёtij kombi tё lashtё e martir, fisnik e me potenziale njerёzore qё shumё prej nesh nuk arrijnë t’i kuptojnё.

Gjatë shekujve të pushtimit otoman kishte humbur kontakti me veprën e humanistëve shqiptarë. Kombi nga i krishterë kishte hyrë në një hapësirë kulturore shumëfetare. Kombi ishte i vetëdijshëm për çfarosjen jo vetëm fizike por sidomos pёr atë genocid kulturor që bota nuk kishte njohur, madje deri më sot. Konsideroj kulturor genocidin që vetëm shqiptarët pësuan nga ana e otomanëve. Ligjet e sulltanit dënonin me vdekje ata që përhapnin libra shqip dhe shkolla shqipe. Kjo haptazi ashtë kundër kulturës. Nga ana tjetër, të krishterët që nuk konvertoheshin në fenë myslimane humbisnin pronat. Kjo duket si një masë e natyrës ekonomike, por ne fakt nuk ashtë e tillë. Sulltani i siguronte pronën atyre që braktisnin krishtërimin dhe privonte nga pasuria të krishterët qё ruajtën fenë kombëtare.

Por nuk ashtё vetëm kjo. Përpjekja e otomanëve për të çrrënjosur identitetin kulturor shqiptar nuk ka një homolog në historinë e perandorisë. Për shqiptarët, dhe jo për popujt e tjerë, dhuna e otomanëve shpiku të ashtuquajturën taksa e gjakut, nga më çnjerëzoret që historia ka njohur. Kjo taksë i njihte sulltanit të drejtën ti hiqte arbitrarisht fëmijët cilësdo familje të krishterë e t’ia dërgonte në Turqi ku të trasformohej de facto në një mysliman të bindur. Kombi shqiptar, pra, ka vuajtur një genocid fizik dhe kulturor, i zhgënjyer nga Europa që kishte tradhëtuar bindjet dhe sakrificat biblike të këtij kombi të lashtë në mbrojtje të identitetit dhe dinjitetit, jo vetёm tё tij, por edhe të popujve europianë.

Vepra madhore e rilindasve duhej të neutralizonte efektet negative, kulturore dhe ekonomike që pushtimi otoman pati krijuar. Rilindasit me Naimin në krye me veprën e tyre synuan tё ringjallin potencialet e gjuhёs dhe shkollёn shqipe. Ka dokumenta qё pohojnё praninё e shkollave shqipe duke filluar para shek. X, nё fillim pranё famullive e mё pas edhe me shkolla publike dhe private. Kjo ndjeshmёri pёr mёsimin gjen konfirmim tё plotё nё kodet e qyteteve apo principatave mesjetare si, fjala vjen, Drisht, Shkodёr, Berat, Durrёs, Prizren, etj. Nё kreun XLI tё kodit tё qytetit Drisht (shek. XIV) gjejmё normat pёr ndihmat qё merrnin tё rinjtё pёr tё frekuentuar qoftё shkollat publike ashtu edhe ato private. Krijimi dhe funksionimi i shkollave dhe librave nё shqip gjen konfirmim edhe nё shkrimet e Barletit, i cili nё librin “Rrethimi i Shkodrёs” (1508) flet pёr libra shqip tё shek. XIII. Arqipeshkvi i Tivarit, francezi Brocard, nё vitin 1332 shkruante qё shqiptarёt kanё njё gjuhё krejt tё ndryshme nga latinёt por nё librat e tyre pёrdorin alfabetin latin.

Asnjë poet apo shkrimtar, nё Shqipёri dhe gjetiu, nuk i ka pёrballuar problemet e identitetit, unitetit dhe vetёdijes kombёtare me aq gjerёsi dhe thellё si Naimi. Ai deri dhe problemet filozofike qё lidhen me thelbin e edukimit i ka pёrballuar me poezi te thjeshtё, tё qartё dhe mbresёlanёse. Historia e vuri kёtё qytetar tё madh nё piedestalin e mёsuesit universal tё mbarёkombit dhe e shndёrroi nё njё simbol tё shpresave pёr rilindjen e vatanit. Mjerisht koha prej njё shekulli nuk e ka ndjekur me koherencё idealin e tij dhe tё rilindasve.

Në vjershën “Jeta” Naimi konsideron si parim themelor kërkimin e të vërtetës sepse ky kërkim karakterizon pamjet njerëzore të ekzistencës sonë dhe shënon dallimin mes njeriut të ditur dhe të paditurit, mes përparimit dhe prapambetjes.

Sa e dua gjithë jetën!  /  Se atje gjej të vërtetën,

Në poezinë “Dit’e re”, për festën pagane të ditës së verës, ai përfytyron një gosti universale shtruar nga Zoti vetë e që kjo gosti nxjerr në shesh të vërtetën e  bëhet ditë e dashurisë dhe e vëllazërisë. Ky argument mbetet themelor pёr mendimin naimjan. Atё e gjejmё edhe në vjershën “Dit’e zezë, ku poeti përshkruan luftën midis gënjeshtrës dhe të vërtetës, si nje nga konfliktet dhe kuptimet më të thella të jetës. Ky motiv ka tё bёjё me jetёn e çdo njeriu dhe nё çdo kohё tё ekzistencёs sё tij. Ajo poezi ka vlerё edukative universale dhe pёrbёn zanafillёn e çdo forme tё edukimit.

Poema “Bagëti e Bujqësia”, ashtë një det i pafund i urtësisë. Perëndia i drejtohet Njeriut:

Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç

Do të të le dhe nevojën, udhën të të tregojë 

Gjith të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar 

I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thellë e më thellë

Patriotët e Rilindjes nxorën nё dritё filozofinё dhe thelbin e urtësisё sё popullit, sipas sё cilёs, kërkimi i të vërtetës e çliron njeriun, e bёn tё pavarur dhe i jep kuptim ekzistencës së tij.

Mendoj qё pёr shoqёrinё, duke filluar nga familja dhe shkolla, ashtё shumё e nevojёshme të thellojmë këto pamje të raportit mes njohjes, spiritualitetit dhe lirisë së njeriut. Perëndia apo Natyra, e ka plazmuar Njeriun si një qёnie të lirë. Kёrkimi, si veprimtari njerёzore, karakterizon thelbin tonё. Ai nis me pёrsiatjet individuale, me kёmbёnguljen pёr tё kuptuar problemet qё i shtrojmё vetes. Le t’i kujtojmё ndërgjegjes parimin e lashtё  sipas të cilit sa ma shumë të mësojmë, aq ma shumë befasohemi me morinë e problemeve të reja, me mungesën e përsosmërisë nё veprimtaritё tona. Pra piqet natyrshёm vetёdija pёr nevojёn e pёrmirёsimit tё tyre.

Këto janё edhe pamje të spiritualitetit qё i shohim të shprehura me art në poezinë e Naim Frashërit. Kam parasysh ato pamje të spiritualitetit që lidhen me procesin e njohjes dhe kreativitetin e njeriut. Krijimet poetike të tij u banë gur themeltar i ndërgjegjes kombëtare. Ato kanë vlera didaktike të mëdha dhe shprehin pamjet e përbashkëta tё krishtërimit dhe tё islamizmit. Nё kёtё kuptim ato, sikundёr na i ka shprehur Naimi, pёrbejnё njё motiv tё vyer pёr tё evituar ndikimet negative qё dallimet fetare sjellin. Provokimet e tё huajve pёr tё pёrçarё  kombin pёr diferencat fetare ekzistuese kanё dёshtuar pёr meritёn e bindjes shqiptare sipas sё cilёs jemi tё gjithё pa dallim bij tё tё njёjtit Zot. Pikёrisht kёtё tё vёrtetё e ka shprehur me art dhe me urtёsi Naim Frashёri, edukatori i pashterur i kombit shqiptar.   Ai lindi, veproi dhe krijoi nё njё kohё ndryshimesh tё mёdha pёr Shqipёrinё e shumёvuajtur. Naimi ishte nё lartёsinё e detyrave tё atij shekulli tё randёsishёm pёr atdheun dhe iu pёrgjigj asaj kohe me përunjësi, koherencё dhe vetmohim. Me veprёn e tij e tё shumё patriotёve tё tjerё rilindi shkolla dhe gjuha shqipe, aftёsia shprehёse artistike e kёsaj gjuhe tё lashtё, e kёsaj nёne martire qё e ruajti magjinё, rininё dhe hirin e vet pёr bijtё e saj. Pёrtej rilindasve edhe ne, si çdo qytetar duhet ta nderojmё atё nёnё me vepra dhe jo me fjalё. Sot vepra naimjane ashtё mё aktuale se kurrё duke filluar nga shkolla deri dhe te ndikimi qё duhet tё ketё nё klasёn politike tё vendit. Rilindja kombёtare dhe vepra naimjane janë drita udhёrrёfyese e mbarё kombit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...