Kumbaro pyet qyetarët: “Sa të kënaqur jeni nga jeta këto kohët e fundit?”

Hënë, 13 August 2018 09:40

Edhe pse ka mbi 5 vjet në krye të këtij institucioni, ministria Kumbaro nuk ka mundur të realizojë një strategji të mirëfilltë për artin dhe kulturën. Që ajo është e paaftë të hartojë një strategji për artin dhe kulturën, nuk themi gjë të re, pasi këtë shqetësim e kanë ngritur që vitin e saj të parë të punës me dhjetëra studiues, shkrimtarë, artistë e specialistë të kësaj fushe.

Por që kjo ministre, në mungesë të aftësive të veta dhe aftësive të vartësve specialistë që e rrethojnë, kërkon ndihmën e qytetarëve për të realizuar këtë qëllim, kjo është për të vënë kujën. Çfarë është më e diskutueshme në këtë mes, ka të bëjë me faktin se si e kërkon ministrja këtë ndihmë. Bëhet fjalë për një pyetësor me rreth 40 pyetje, i cili duhet plotësuar nga qytetarët, me qëllim që Ministria e Kulturës të vjelë informacionin e përshtatshëm, që do të mund t’i hyjë në punë gjatë hartimit të strategjisë për artin dhe kulturën.

Ministria e Kulturës, në faqen e saj zyrtare ka publikuar pyetësorin, pyetjet e të cilit në gati gjysmën e tyre nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me artin apo kulturën. “Sa të kënaqur jeni nga jeta këto kohët e fundit? Përgjatë 12 muajve të fundit sa shpesh jeni: Takuar me familjarët; Takuar me miqtë; Angazhuar në aktivitete sportive; Angazhuar në punë vullnetare; Angazhuar në aktivitete fetare? gjatë 12 muajve të fundit a ju kanë penguar problemet shëndetësore për të kryer aktivitetet tuaja të përditshme? Gjatë 12 muajve të fundit, a ju kanë penguar problemet shëndetësore për të kryer aktivitetet tuaja të përditshme?

A keni fëmijë nën 16 vjeç që jetojnë me ju? Përgjatë 12 muajve të fundit a keni pasur akses në internet, përfshirë rrjetet sociale, blogje, uebsajte?”, janë vetëm disa nga pyetjet skandaloze të hartuara nga Ministria e Kulturës për qytetarët artdashës apo artistët, që marrin mundimin ta plotësojnë pyetësorin e publikuar nga ky dikaster. Në pjesën ballore të pyetësorit, thuhet se Ministria e Kulturës po harton Strategjinë e Kulturës për vitet 2019-2025 për të cilën po vjel mendime nga grupe të ndryshme të interesit. Ministria kërkon kështu kontribut nga jashtë në këtë nismë me përgjigjen e pyetjeve

. Ministria e Kulturës paralajmëron se plotësimi i pyetësorit kërkon 10 deri 20 minuta kohë. A do ta marrë njeri mundimin ta plotësojë këtë formular? Sipas gjasave, askush nuk do bëjë përpjekje t’i vijë në ndihmë ministres, e cila megjithëse po bën 5 vjet në krye të këtij institucioni, ende nuk ka mundur të realizojë një strategji të mirëfilltë për artin dhe kulturën.

  kumbaro.png

Modifikuar më Hënë, 13 August 2018 11:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...