Vëmendja e Ministrisë së Kulturës për artin është pak, problemet nuk i zgjidh një teatër i ri

Tuesday, 21 August 2018 10:09

“Kinematografia dhe teatri janë harruar, nuk kemi më regjisorë si dikur”, një deklaratë e dhimbshme e aktores së  mirënjohur Jetmira Dusha (Lubonja), një emër i njohur në filmin dhe teatrin shqiptar, prej katër dekadash kontribut. Ajo shpreh protestën e saj për gjendjen e mjeruar ku është katandisur filmi dhe teatri sot, për mungesën e vëmendjes nga shteti dhe politikat e mbrapshta shtetërore. Në një intervistë në media, aktorja thotë me keqardhje se filmi dhe teatri sot janë lënë në harresë dhe institucionet përgjegjësi pak vëmendje kanë për artistët.

“Më vjen keq për teatrin dhe për faktin që aktorët nuk janë të punësuar diku. Një ditë ai do të kërkojnë pensionin po ku do ta marrë kur të plaket? Sot aktorët janë me kontrata shumica, janë shumë pak me trupën e aktorëve. Aktori nuk është i siguruar me punën e tij, kjo për shkak të politikave që ndiqen në institucione, në art dhe kulturë. Por gjëja e parë që mendoj, të ndërtohet një teatër i ri kombëtar, dhe të mos jemi më me këtë gjendje që është sot ai institucion. Teatri Kombëtar ka dalë jashtë përdorimit me kohë dhe është gjynah, që rrihet në atë batak. Kjo sepse për vite e vite munguan investimet, mungoi vëmendja dhe sot ka arritur në atë gjendje. Unë jam për t’u bërë një Teatër i ri Kombëtar. Teatri duhet të bëhet, sepse askush nuk e ka pronën e vet”.

Mungesën e shtetit aktorja e shikon jo vetëm për filmin shqiptar, por dhe për teatrin, sepse nuk e kthen njeri vëmendjen. “Te teatri flitet sot për një godinë të re dhe shumë mirë, por sa probleme të tjera janë ndër vite duke e lënë në harresë. Pa buxhete për projektet artistike në skena, pa vëmendje për aktorët, festivale të teatrit që duan tjetër kujdes, etj, të gjitha tregojnë që për ndër vite nuk është menduar. Edhe kinemaja shqiptare vijon me jo pak probleme. Pak buxhete siç pohojnë kineastët sot me filmat, probleme me përgatitjen e atyre që duhet të merren me filmin, etj. Unë dikur e kam pasur ëndërr teatrin dhe filmin, por nuk kam më interes për të parë një film të ri apo një shfaqje të re. Jo vetëm sot diskutohet cilësia, por dhe vëmendja e shtetit, e Ministrisë së Kulturës për artin është pak. Ndoshta ajo që duhet të bëjë më shumë ministria të ketë konsultime me artistët, problemet janë por askush nuk i dëgjon”.

Jetmira Lubonja (Dusha) u lindi në qytetin e Fierit më 4 prill 1955. Kontaktet me artin i ka qe ne moshe 8-vjeçare ne shkolle e cila aktivizohej ne recitim e nga ku vleresohej me cmime te para.  Vazhdoi shkollen e mesme pedagogjike ne Tirane, pa u ndare nga aktivizimi i ndryshem artistik i recitimit. Kreu studimet e larta në  Akademine e Arteve në 1980.   Pas perfundimit te Akademise, ne vitin 1980 fillon punen direkt si aktore e Teatrit Popullor (sot Teatri Kombetar). Në këtë fazë, ai ka luajtur mbi 20 role. Roli i saj i pare ne Teater do te jete Dea ne “Tragjedia e fundit e Deas” , nje rol episodik por qe u vleresua dhe u mor me mjaft seriozitet nga aktorja. Po ate vit, 1980 ajo do luaje edhe rolin e pare ne film tek “Mengjeze te reja” , nje rol kryesor sebashku me aktorin tjeter Kastriot Caushi. Cilesia e aktores Jetmira Dusha ka qene puna me seriozitet i roleve, pa dallim i madh apo i vogel, ajo ka ditur te futet ne brendesi te tyre, ta interpretonte ate ne menyren qe te mbetej i paharrueshem. Eshte dalluar gjithashtu edhe ne gjinine e komedise si tek komedia “Pas vdekjes” (1980), apo tek “Martesa e avokatit”, e “Valsi i Titanikut” ky i fundit fatkeqesisht i pa-xhiruar me rolin e saj aty.

Ajo interpretoj në 10 filma artistikë, ku tre jane rolet kryesore. Mund te permendim disa nga rolet e saj me te spikatur: Nora te “Mengjeze te reja” (1980), Jeta te “Kur xhirohej nje film” (1981), Dëshira Kado te ”Gëzhoja e vjetër” (1984), Moza te “Enderr per nje karrige ” (1984), Lili te ”Pesha e Kohës” (1988),  Matka te “Djali elastik” (1989) etj.

Në vitin 1990 ajo emigroi në Gjermani. Pas disa vitesh, u kthye nga mërgimi dhe mori një punë në Qendrën Kombëtare të Kulturës në Tiranë. Edhe pas kthimit ne Shqiperi ajo nuk merr me pjese ne Teater apo film, duke e ndjere mungesen e skenes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...