150 vjet nga emigranti i parë shqiptar në Portin e Nju Jorkut

E Enjte, 23 August 2018 10:43

Viron M. Prodani sjell për lexuesin botimin e tij më të fundit “Emigrantët shqiptarë në Portin e Nju Jorkut, 1868-1945”

Studjuesi i mirënjohur Viron M.Prodani sjell për lexuesin vëllimin e katërt mbi emigracionin shqiptar në SHBA. Kësaj here Prodani fokusohet në emigrantët shqiptarë që mbërritën në portin e Nju Jorkut, nga viti 1868 deri në 1945. 350 vjet pasi Kristofor Kolombi zbuloi Amerikën (1498) në portin e Nju Jorkut mbërriti edhe shqiptari i parë (i dokumentuar si fakt). Dihet se pas vitit 1820, miliona vetë nga Evropa dhe kontinente të tjera largoheshin për në SHBA për të kërkuar lirinë fetare liritë dhe të drejta të tjera si dhe për një jetë më të mirë. “Ellis Island” ishte porta kryesore hyrëse për të realizuar ëndrrën amerikane. Ky ishull u hap në 1855 dhe menaxhohej nga shteti i Nju Jorkut. Çdo emigrant që hynte në këtë port plotësonte një formular ku shënonte emrin, mbiemrin, vendin e nisjes, emrin e anijes, vendodhjen e fundit.

Koha e udhëtimit nga brigjet e Evropës në drejtim të Nju Jorkut ishte 5 ditë. Në Shqipëri operonin shoqëri të ndryshme, me vaporë të huaj, por operonte edhe anija “Albania” që lundroi nga vitet 1920-1930. Ky vapor nisej nga porti i Durrësit dhe Vlorës për në portet e Napolit, Triestes, Korfuzit dhe prej andej në portet angleze, Liverpul, Sounthampton, Havre ne France etj. Sipas studjesit Prodani me anijen “Albania” ka udhëtuar edhe e famshmja Edit Durham, nga Liverpuli në Nju Jork, më 17.09.1921.

Çmimet e biletave për këto anije nga Durrësi në Nju Jork shkonin te 110 – 130 dollarë, klasi i tretë.

Sipas Prodanit, shqiptari i parë që ka shkelur në SHBA, i nisur nga Shqipëria, ka qenë Kol Kristofori, por para tij ka pasur të tjerë që kanë udhëtuar me vaporë nga Italia, Gjermania apo Greqia, ku ata kishin emigruar më herët. Në dokumentet e tyre thuhet se janë lindur në Shqipëri dhe flasin shqip.

Në vitin 1868 tre anëtarë të një famlijeje shqiptare, Mary Andrea (1934), Alfred Andrea (1954), Florenc Andrea (1956) janë nisur nga qyteti gjerman i Bremenit dhe në datën 20 prill 1868, me anijen “Wester” kanë mëbrritur në portin e Nju Jorkut. Ka të ngjarë të jetë një bashkim familjar pasi në kë udhëtim është nisur një grua shqiptare me dy fëmijë, për t’iu bashkaur të shoqit që ndodhej në SHBA. Prej atij viti deri në vitin 1945 në portin e Nju Jorkut kanë mbërritur me dokumenta të sakta 23 mijë shqiptarë. Por sipas studjuesit Prodani ka pasur edhe të tjerë shqiptarë, nga 2000- 25 mijë të tjerë që kanë hyrë në rrugë të tjera ligjore në SHBA, si p.sh nga Kanadaja, nga Brazili, Kuba, Meksika etj. Në vitin 1945 numri total i emigrnatrëve shqiptar në SHBA ishte mbi 60 mijë vetë.

Një vend të veçantë në këtë studim ze fakti se në portin e Nju Jorkut kanë zbritur të tjera personalitete shqiptare, mes të cilëve, tre motrat e Mbretit Zog, në udhëtimin e tyre në SHBA, më 28.02.1938, apo vetë mbreti Zog në 26 korrik 1951. Edhe politkanët shqiptarë të pasluftës kanë mbërritur në SHBA nga porti i Nju Jorkut, si p.sh Behar Shtylla, Halim Budo, Hysni Kapo, Karaman Ylli etj. Edhe një nga kretët e Ballit Kombëtar, Hasan Dosti ka mbërritur në SHBA nga porti i Nju Jorkut, më 15 shtator 1955. Ky vit shënon edhe mbylljen përfundimtare të këtij porti.

Emigracioni shqipar sot në SHBA është shumë I madh dhe përsëri Nju Jorku është një nga portat më të mëdha hyrëse në SHBA, nëpërmjet aeroportit të tij.

Flori Slatina

Modifikuar më E Enjte, 23 August 2018 10:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...