Propaganda e Mirela Kumbaros, si propaganda e "Qerimesë" në Finiq

Premte, 31 August 2018 12:05

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ironizon ministren Kumbaro dhe shkruan se kjo është propaganda e "Qerimesë" në Finiq, dhe sipas tyre parku nuk ka guidë apo dikë që pret bileta. Investimet me fonde publike i ka marrë lumi.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro shkruan për projekte apo vizitorë në parqet arkeologjike, por për specialistë të trashëgimisë në shumë raste është vetëm propaganda që bëhet. Realiteti sipas tyre në disa parqe arkeologjike është ndryshe nga sa publikon dhe shkruan ministrja Kumbaro. Pak ditë më parë në një status të saj në Facebook ministrja Kumbaro shkruante se parku arkeologjik i Finiqit, nën kujdesin e DRKK Vlorë dhe Sektori Kulturës Kombëtare Sarandë, ishte këtë sezon jo vetëm destinacion i preferuar për turistët, por edhe sit i rikthimit të arkeologeve që verën e kanë stinën e tyre të punës. Por Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ironizon ministren Kumbaro, dhe shkruan se kjo është propaganda e "Qerimesë" në Finiq, dhe sipas tyre parku nuk ka guidë apo dikë që pret bileta. “Propaganda e “Qerimesë” në Finiq. Qyteti antik i Finiqit jo vetëm, që nuk vizitohet nga turistët, por edhe investimet me fonde publike i ka marrë lumi. Ministria e Kulturës nuk ka ndonjë numër të saktë të vizitueshmërisë së kësaj qendre të rëndësishme arkeologjike, sepse aty nuk ka ndonjë guidë apo dikush që pret bileta. Qerimeja vetëm publikon video, që vetë i bën dhe vetë i shikon se edhe "Komandanti" e ka kuptuar tashmë që propaganda e Qerimesë nuk kapërdihet më”, shkruan Forumi në Facebook ndërsa ka postuar dhe videon që ka publikuar ministrja. Qyteti antik mori statusin park arkeologjik kombëtar në vitin 2005. Sipas të dhënave qyteti ka një histori të lashtë. Ai ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur. Fshati i sotëm ndodhet në rrëzë të kësaj kodre. Ka tri seksione muresh të ruajtura në kodër: muret e akropolit, muret e periudhës së zgjerimit të akropolit dhe muret e qytetit të fortifikuar. Këto mure, që dallohen për vëllimin e tyre të madh, datohen me përafërsi midis shek. IV dhe II p.k.r. Në brendësi të mureve ndodhen rrënojat e mureve greke dhe romake. Në fshat ka mbetje të mureve greke, por ato romake janë më të shumta në numër. Tek akropoli është zbuluar një thesar i vogël, që në periudhën bizantine u shndërrua në baptister. Po ashtu është zbuluar një teatër me kapacitet të madh. Janë gjendur edhe tri cisterna që i përkasin periudhës midis shek. V dhe shek. III para. Kr. dhe disa rrënoja ndërtesash.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...