Regjisorët Kumbaros: Rikthe festivalin e regjisorëve të rinj!

Diel, 02 September 2018 09:39

“Me gjithë handikapet ligjore dhe mungesën e politikave të zhvillimit të artit dhe kulturës në vend, penalizimi i artit skenik gjatë këtyre viteve të fundit e ka paralizuar zhvillimin që në zanafillë, tek talentet e rinj të artit. E kam pohuar dhe më parë, ministria nuk parashikon dhe nuk ka në strategjinë e politikave asnjë politikë program zhvillimi, promovimi dhe mbështetje për artistët”, thote regjisorja Esmeralda Stafa, duke nenvizuar se deri tani Ministria e Kulturës ka treguar që nuk ka strategji në politikat e saj.. Sipas regjisores, “Artistët dalin nga shkolla dhe nuk u jepet asnjë mundësi të shfaqin talentin e tyre në mënyrë që të identifikohen, nuk ka asnjë lloj mekanizmi mbështetës e promovues për talentet e rinj. Në ministri ka një mungesë totale të vullnetit për zhvillimin e artit dhe kulturës në vend. Përse duhej të mbyllej i vetmi festival teatrosh që ishte për regjisorët e rinj?” . Edhe pse me festivalin u krijua një traditë, nuk u vazhdua më për shumë arsye, duke bërë që mundësitë për promovimin e regjisorëve të jenë të pakta.

Regjisori dhe pedagogu i arteve Genci Fuga pohon se festivali duhet të rinisë edhe për të rivitalizuar skenat. “Duhet të rinisë për të startuar karriera e regjisorëve. Për të certifikuar aftësinë e tyre, për t’u përballur me nivelet më të larta të realizimit të ideve artistike. Për t'u bërë familjar edhe me aktorët me shumë më tepër eksperiencë. Festivali të rinisë për të rivitalizuar skena të caktuara të Shqipërisë e për tu mbledhur më pas në skenën qendrore të tipit festival përfundimtar”, shprehet Fuga. Regjisorja Esmeralda Stafa pohon se deri tani Ministria e Kulturës ka treguar që nuk ka strategji në politikat e saj.

Regjisorja Elma Doresi pohon se Festivali i Regjisorëve të Rinj ishte një dritare dhe një mundësi e madhe për krijuesit në teatër. “Unë jam produkt i festivalit të regjisorëve. Jam shprehur përherë se një ndër gabimet e Ministrisë së Kulturës ka qenë pikërisht mbyllja e këtij festivali. Ai ishte një festival ku edhe të gjithë të rinjtë e sapo diplomuar, aktor, regjisor, skenograf, etj, kishin mundësinë për të shfaqur atë çfarë ata kanë marrë nga vitet e studimit. Ishte një dritare e bukur. Ishte një mundësi e madhe. Ai duhet rikthyer sa më shpejt”, tregon regjisorja Elma Doresi. Por sipas saj nëse do të kishte një rikthim të këtij festivali duhej të kishte një tjetër organizim në zhvillim, si dhe më shumë buxhet për veprat teatrore në skenë. “Në mos gaboj festivali ka qenë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Një problem që hasëm atëherë ka qenë pagesat e punonjësve. Mendoj se kjo duhet eliminuar, pasi fondi ishte i pakët dhe detyrohesh të fusësh para nga xhepi yt për ta realizuar, ose kondicionon regjisorin në konceptin e tij duke minimizuar një skenografi apo duke hequr një x aktor. Unë jam dhe mike e të rinjve dhe uroj e mbështes ata. Po diplomohen çdo vit nga 10 regjisorë apo aktorë, u duhet një promovim”, pohon regjisorja Doresi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...