Magjia e animacionit shqiptar, kthim në fëmijëri

Hënë, 03 September 2018 13:44

Flaka magjike e animacionit në kinematografinë shqiptare ishte veçanërisht e ndritshme gjatë viteve ’90, ndaj në 4 shtator Arkivi Filmit i dedikon një mbrëmje shumë të veçantë kontributit të jashtëzakonshëm të regjisorëve të filmave të animuar.

Në bashkëpunimin me Tulla Nouvelle AQSHF organizon një kthim te fëmijëria jonë dhe ftesë për fëmijët e sotëm, një natë për mos tu humbur, nën yje, në tarracën e Pallatit të Kulturës. .

Pas rënies së diktaturës, animacioni shqiptar përjetoi një rilindje të shkurtër, edhe pse këta filma të mrekullueshëm shihen rrallë dhe nuk njihen sa duhet nga publiku i gjerë.

Fatkeqësisht, filmat artistikë të viteve ’90 kanë eklipsuar filmat novatorë dhe imagjinativë të bërë në argjilë, vizatim dhe prerje nga artistë të talentuar dhe ëndërrimtarë si Stefan Taçi, Rikarda Nova, Artur Dauti, Ergys Faja, Shaqir Veseli, Artan Maku, etj.

Zanafilla e filmit vizatimor në Shqipëri

Në vitet ’70, me shkurtimin drastik të importit, si rezultat i politikës së izolimit të ndjekur nga shteti në fushën e kulturës, u shënua një rritje e ndjeshme e prodhimit, nga 5-6 filma artsitikë në vit të “Kinostudios” në fillim të periudhës, deri në 8-10 . U zgjerua gama e zhanreve; u bënë filmat e parë për fëmijë, ku u shqua regjisorja Xhanfize Keko.

Më 1975 me propozimin e vetë drejtorit të asaj kohe, Vangjush Zallëmi, filloi puna rreth krijimit të filmit të parë vizatimor. Piktori rregjisori Vlash Droboniku, me operatorin Tomi Vaso të dy së bashku me piktoren e sapo punësuar një vit më parë (1974) Natasha Vodica përbëjnë stafin prej tre vetësh në krijimin e filmit vizatimor të parë për Shqipërinë me titullin “Zana dhe Miri” , filmi i parë i prodhuar ne vitin 1975, ku me pas vijoi prodhimi i filmave me teknikën e vizatimit dhe më vonë i filmave me teknikën e kombinuar me sende reale. Pra lindi kështu filmi vizatimor shqiptar si pjesë e Kinostudios “Shqiperia e Re” i cili arriti numrin deri në 16 filma në vit.

Krijimtaria kinematografike, e përqendruar në një kinostudio dhe në TV Shqiptar, ishte fryt i bashkëpunimit të organizuar nga shteti mes kineastëve, regjisorëve të të gjitha brezave, shkrimtarëve, piktorëve, kompozitorëve, aktorëve, dhe industrisë kinematografike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...