Gjergj Leka: Jemi në një krizë totale të moskulturës. Shteti nuk ka interes, kjo është drama!

Diel, 23 September 2018 08:48

 “Me sa di unë asnjë nga ministrat e Kulturës tek ne nuk ka bërë për artin dhe kulturën, duke filluar që Rama e deri tek ministrja Kumbaro tani”, thotë

kantautori i njohur Gjergj Leka. Problemet në culture vijojnë prej vitesh dhe sipas tij edhe institucionet shtetërore deri tani nuk kanë treguar vëmendjen sa duhet, por mungon dhe promovimi i artistëve.    

“Që nga ajo kohë e deri tani, po këto ligje arti janë. Kur thonë do bëjmë ligj të ri vetëm sa i shtojnë dy paragrafe secili ministër Kulture, që vjen. Por për të zbatuar ligjin ka probleme, ministria duhet të caktojë dhe kush e zbaton ligjin. Po flas për muzikën. Kush është caktuar për të zbatuar ligjin? Katër inspektorët që ka SUADA ( sporteli unik)? Unë po flas për pjesën time të krijimtarisë muzikore, kush duhet ta zbatojë ligjin? Por dhe problem është që ne jemi shqiptarë dhe nuk merremi vesh me njëri tjetrin. Ne do të vijojmë ti prishim punë njëri-tjetrin. Ministria e Kulturës ka fajet e veta, por dhe ne vetë jemi fajtorë. Kush ka marr para nga ministria e lavdëron, ata që nuk kanë marrë e shajnë. Kush nuk ka marr para për projektet janë të pakënaqur. Por tek ne nëse është dhe ndonjë ligj i mirë, ta keni të qartë që është huazuar. Problemi mbetet kush do ta zbatojë ligjin. Ndër vite të gjitha Ministritë e Kulturës qoftë të Saliut apo dhe Ramës, nuk është bërë gjë, ta keni të qartë këtë. Asgjë nuk kanë bërë në ministri, kanë bërë ligje dhe as që janë zbatuar”.

Lidhur me krijimtarinë muzikore, Leka mendon se “Në Shqipëri nuk ke krijimtari në art. Më thoni çfarë simfonie kanë shkruar? Çfarë teatri kemi? Por është qesharake dhe për mënyrën se si hapen dhe zhvillohen konkurset për Vitin e Skënderbeut. Kam lexuar kritere qesharake nga TVSH. Tek Ministria e Kulturës lexova sërish për një konkurs për vepra muzikore për vitin e Skënderbeut. Por ministria ka përgjegjësinë në radhë të parë të ngrejë një komision për veprat kombëtare. Këtu çalon tek ne, kush do të jetë në atë komision vlerësimi, sepse duhet të jetë me profesionistë. Po kush janë profesionistët në Shqipëri? Mirë le ti bëjnë konkurset, por kush do të jetë në komision? Unë dua si autor që gjërat të jenë të rregullta. Personalisht më intereson kjo si krijues dhe e drejta e autorit të paguhet. Do të ishte gjë e mirë që të konkurset për krijimtarinë muzikore shqiptare ishin, por paratë nuk shpenzohen për art. Ju e dini që në rrethe askush nuk shpenzon për një koncert? Dikur kishte dhe trupa artistike, estrada dhe në rrethe, por janë në mbyllje e sipër. Kjo është drama, dhe kjo ndodh në të gjitha degët e artit jo vetëm te muzika. Jemi në një krizë totale të moskulturës. Nuk ka interes njeri për kulturën, po flas për shtetin. Edhe bashkitë nuk kanë para, nuk ka fonde për kulturën. Çfarë do të bëjnë kur nuk kanë para, ose janë të pamjaftueshme? Paguajnë 200 mijë euro për të marr një këngëtar që këndon dhe me aq para mund të ndihmohet arti shqiptar, të ketë projekte. Pra ne mbetemi ato që jemi, këto janë gafa që bëhen. Para se ti të marrësh një emër të madh të këndojë në shesh, me atë buxhet mund të hapje tre konkurse gjatë gjithë vitit për krijuesit. Këto janë prioritet shtetërore. Shteti duhet të ndjekë politikën, që në radhë të parë të ndihmoi artin autokton. Nuk ka një promovim, nuk ka konkurse, vetëm kur na vijnë të huajt që i promovojmë”.

 Lidhur me tregun muzikor kantautori Gjergj Leka shton se “Kemi një festival, që është “Kënga Magjike”. Por ku promovohen këngët, përveç youtube? Ku i ke menaxherët? Ku i kemi shtëpitë diskografike, ky është tregu muzikor. Këngë te ne bën kushdo. Nuk është e vështirë të bësh, këngë por të shkruash këngë. Te ne ka dhe nga ata që bëjnë dhjetë në ditë, por vetëm këngë nuk janë. Ata kompozitorë që kemi ne që shkruajnë tani i quajnë jashtë mode dhe treçereku ka rënë në gjumë nuk shkruajnë, dhe kjo është problem. Ky është tregu jonë. Ne matemi me njëri-tjetrin dhe kur dalim jashtë Shqipërisë pastaj e shikojmë se ku jemi. Shikoni vendet jashtë se sa bëjnë për folklorin, për traditën, sa festivale bëjnë. Ne i kemi pasur më shumë se ata, dhe nuk janë më. Kjo sepse nuk duan të aftit, por duan të promovojnë këngë që dalin një apo dy javë dhe si intereson të ketë muzikë të mirë. Ne jemi të fundit për të mbështetur artin në Ballkan, nuk ka promovim. Një art pa promovim është njësoj si ëndrrat ti mbash në sirtar dhe mos ti realizosh kurrë. Te promovimi hyn shteti, por dhe privati.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...