“Carmen” bashkon artistët shqiptarë dhe serbë

Tuesday, 25 September 2018 16:38

Opera “Carmen” zyrtarisht realizon aktin e parë të protokollit të bashkëpunimit të TOB me Teatrin Nacional të Operës, Baletit dhe Dramës së Beogradit. Vepra e George Bizet vjen në skenë nga një kastë artistë të njohur shqiptarë dhe serbë dhe do të jetë në Pallatin e Kongreseve mbrëmjet e datave 27, 28, 29 dhe 30 shtator. Drejtoresha e përgjithshme e TOB, Zana Çela dhe drejtori i përgjithshëm i Operës së Serbisë, Dejan Savic prezantuan kalendarin e bashkëpunimit, i cili do të përqendrohet në shkëmbimin e artistëve shqiptarë dhe serb në produksionet e të dy teatrove, për ti hapur rrugën kështu që vitin e ardhshëm të dy teatrot të realizojnë bashkëprodhimin e parë. Drejtoresha Zana Çela në fjalën e saj theksoi mesazhet e forta të kësaj vepre.  “Carmen” rezonon me audiencat e sotme, sepse shoqëria jonë është plot me histori të njerëzve të thjeshtë, të cilëve u është lënë të kuptohet se me gjithë përpjekjet e shumta, nuk mund të bëhen pjesë e rrethit të shoqërisë së lartë, për shkak të racës, seksit, besimit, moshës, apo çfarëdo kufizimi tjetër që vetë njerëzit venë ndaj njëri-tjetrit. Veçanërisht gratë janë aty, përballë seksizmit mashkullor, që nga Hollywood-i, ku aktoret luftojnë për karrierat e tyre dhe deri tek korporatat apo institucione të tjera, ku për të ecur përpara ju duhet të thyejnë barrierën e "tavanit të qelqtë", po të përdorim një metaforë të WallStreet të 50 vjetëve më parë”, tha drejtoresha Çela. Sipas saj, me alegorinë e saj, historia e “Carmen” i përfshin të gjitha këto histori të ndryshimit të statusit në shoqëri.

“Në këtë rivënie kemi kaste të përbashkëta artistësh të TKOB dhe Teatrit Nacional të Operës së Beogradit, të cilët kanë krijuar karaktere fantastike, sepse nuk ka një mënyrë të vetme për të interpretuar rolet e operës “Carmen”, pasi çdo këngëtar i shpreh ato sipas eksperiencës dhe frymëzimit, që merr nga shoqëria ku jeton”, vijoi Çela. I pranishëm në Tiranë për veprën, drejtori i përgjithshëm i teatrit të Serbisë, Dejan Savic theksoi se ky bashkëpunim është shembulli se si duhet të veprojnë edhe institucionet e tjera. “Jemi shumë afër. Përveçse gjejmë një qytet të jashtëzakonshëm dhe me diell, ndryshe nga Beogradi ku sot bie shi, gjejmë një teatër dhe një bashkëpunim të shkëlqyer”, vijoi drejtori Savic. Tema e operës bazohet në nevojën absolute të Carmen për liri dhe insistimin e saj në marrëdhënie të bazuar në pavarësi të plotë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...