Trupa e Gjirokastrës sjell në Tiranë tragjedinë “Pirro” të Et’hem Haxhiademit

E Enjte, 27 September 2018 10:03

Teatri “Zihni Sako” i Gjirokastrës me premierën e shfaqjes “Pirro”, është pjesëmarrëse në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit. Vepra e autorit Et’hem Haxhiademi u shfaq në sallën e Universitetit të Arteve me regji nga Ilir Lluri. Tragjedia “Pirro” u luajt në skenë nga aktorët e trupës së Gjirokastrës por dhe të tjerë. Në vepër Pirro u interpretua nga Delvis Bejleri, Neoptolemi u soll në skenë nga Myzafer Zifla, Antigona u luajt nga Seljana Dalipaj, Kadme nga Dori Çaushi, Mirtil me interpretim nga Kudret Alikaj dhe Geloni nga Aleksandër Kondi. Në tragjedinë “Pirro” trajtohet tema e luftës për pushtet. Pirro kthehet në Epir nga Iliria për të trashëguar fronin e lënë nga babai i tij, Eakidi. Ndërkohë, në pushtet është ngjitur Neoptolemi. Intensiteti i ngjarjeve dhe fakteve duket se i japin përgjigje pyetjes që ngrihet që në fillim të tragjedisë: A mund të mbretërojnë dy mbretër në të njëjtin fron? Drejtor i teatrit të Gjirokastrës, njëkohësisht dhe aktor në vepër aktori Kudret Alikaj pak para shfaqjes vlerësoi bashkëpunimin me aktorët dhe regjisorin për pjesën që erdhi në skenë. “Ne kemi të angazhuar në shfaqje jo vetëm aktorë të Gjirokastrës, por dhe nga teatrot e tjerë. Nga Fieri kemi aktorët Myzafer Zilfa dhe Dori Çaushi, por dhe aktorë të tjerë të rinj. Ka një alternim brezash dhe mendoj se kemi bërë një gjë të mirë. Ne nuk kemi ndërmend ta shuajmë dhe ndaj e sollëm dhe në Tiranë këtë shfaqje”, tha Alikaj. Sipas tij, më herët kjo vepër teatrore është dhënë dhe në sitet arkeologjike në Andrionopul dhe Antigone në funksion të turizmit kulturor, dhe tashmë për publikun në Tiranë tragjedia përcolli mesazhe të luftës për pushtet. “Lufta për pushtet është shumë e egër dhe teatri përcjell mesazhe. Me tragjedinë “Pirro” theksohet shumë lufta për pushtet. Por aty janë dhe të këqijat e njerëzve, si pabesia apo dinakëria. Regjisori i trupës Ilir Lluri mendoj se ka bërë një punë të mirë dhe për kthimin e veprës në gjuhën letrare, sepse ka qenë me dialektin e Shqipërisë së mesme, mbase dhe kjo një nga arsyet që nuk është vënë vepra. Ne deri tani me këtë vepër kemi pasur vlerësim në të gjitha komponentët”, vijon Kudret Alikaj aktor në shfaqje dhe drejtor i teatrit “Zihni Sako”. Kompozitor në shfaqje Saimir Skënduli dhe skenografi e kostumografia nga Gazmend Koçollari.

“Tragjedia “Pirro” është e shkruar nga Et’hem Haxhiademi më 1934 kur ai ka qenë sekretar i prefekturës në Gjirokastrës dhe ai është nga Elbasani. Është padyshim tragjediani i vetëm shqiptar dhe më i miri që kemi, pavarësisht se vepra e tij u dënua nga sistemi komunist. Më 1964 ai u nda nga jeta kur ishte në burg i dënuar. Por unë nuk e di pse nuk e kanë vënë deri tani në skena të teatrit”, pohon Alikaj. Autori Et’hem Haxhiademi lindi në 8 Mars 1902 në qytetin e Elbasanit dhe vdiq në 18 Mars 1965 në burgun e Burrelit. Gjatë jetës së tij të shkurtër e dramatike autori pati dy kontakte krejt të ndryshme me Gjirokastrën. Gjatë viteve 1933-1936 ai punoi si kryesekretar në Prefekturën e qytetit, ndërkohë që pas çlirimit të Shqipërisë, diktatura e dërgoi të vuajë një pjesë të dënimit në burgun e kështjellës së qytetit.

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 10:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...