BE njeh Shqipërinë përmes kulturës

Premte, 05 October 2018 14:13

“Pa dyshim edhe Austria dhe Be-ja, do të arrijnë ta “lexojnë” Shqipërinë edhe përmes këtij “medium“ tjetër, që e shpall potencialin, energjinë, aspiratën e fortë të integrimit, përmes kulturës”- u shpreh Kumbaro në prezantimin e librit “Të rizbulojmë të përbashkëtat”, në vitin kulturor Austri-Shqipëri 2018.

Prezantimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Ministres së Jashtme Austriake, Karin Kneissl në Tiranë në Ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

“Për të kuptuar Austrinë, nuk mjafton dija në konceptin politik, apo historik; themelet e Albanologjisë janë hedhur në Grac e Vjenë, por nuk mjafton vetëm kujtesa, kultura ka shumë për të na treguar, mësuar, njohur e afruar”- shtoi më tej ministrja Kumbaro në fjalën e saj.

Fokusi kryesor i bashkëpunimit midis dy vendeve është vendosur te shkëmbimi kulturor dhe shkencor me qëllim forcimin e lidhjeve kulturore shqiptaro-austriake dhe intensifikimin ndërkulturor dhe ky libër vjen si një produkt i cili synon të hartojë një kaleidoskop të marrëdhënieve shqiptaro- austriake.  Mbi 60 aktivitete që janë realizuar në kalendarin e këtij viti na kanë treguar një Austri, që e kemi të afërt sot, jo vetëm si jehonë e një historie të gjatë e ende të gjallë, bashkëpunimi. Kemi jetësuar përgjatë këtij viti një miqësi që flet plotazi dhe denjësisht gjuhën universale të ndërkomunikimit njerëzor – gjuhën e artit dhe të shpirtit.

Modifikuar më Premte, 05 October 2018 14:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...