14 Maj

Shfaqja “Volpone”, së shpejti premierë në “Skampa”

Premte, 05 October 2018 14:19

Vepra “Volpone” së shpejti në teatrin “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Një premierë teatrore, që hap dhe sezonin artistik të shfaqjeve në teatër. Regjisori Adonis Flipi me një kastë aktorësh të njohur, por dhe emra të rinj sjell premierë veprën nga Ben Johnson. Kjo vepër ka bërë bashkë jo vetëm aktorët e trupës së teatrit të Elbasanit, por dhe artistë të tjerë. Në role janë aktorët teatrit të Elbasanit si Mario Elezi, Ilirda Bejleri, Antoneta Doka, por dhe aktorë të tjerë që sipas regjisorit veshin shumë mirë kostumin e shfaqjes si Helidon Fino, Ligoraq Ruiza, Xhuliano Briskaj, Muharrem Hoxha, etj.

Vepra trajton depersonalizimin e njerëzve nga lakmia. Dëshira për t’u pasuruar lehtësisht grabitqarët i shndërron në pre. Është dramë, satirë, komedi, pra ndërthurje zhanresh, si vetë jeta. Regjisori Filipi shprehet për autorin e veprës se Ben Johnson që është një dramaturg i njohur në literaturën botërore. “Vepra është ndër më të spikaturat në repertorin e dramaturgjisë botërore. Një vepër, që është adaptuar, por që në origjinal është e autorit Ben Johnson bashkëkohës i Shekspirit, një dramaturg tepër me vokacion në literaturën botërore”, tregon regjisori Adonis Filipi. Kostumet dhe skenografia po përgatiten nga Blagoj Micevski. Më herët, Kliti Kapaj drejtor në Qendrën e Artit Elbasan, ku përfshin dhe teatrin “Skampa”, tregoi se kjo ishte premiera e tretë që vjen këtë vit në skenë si dhe e para këtë sezon artistik që do të nisë në vjeshtë.  Vepra teatrore premierë nuk do të mungojë në edicionin e 20 të festivalit teatror “Skampa”, që pritet të nisë në Elbasan.

Regjisori Adonis Filipi tregon se puna për këtë vepër është një impenjim goxha serioz. “Vepra është në formatin e një komedie klasike, por me nuancimet e një drame satirë”, pohon regjisori. Një vepër që vjen në vijim të projekteve të regjisorit Adonis Filipi për në skenën e teatrit dhe ai tregon se vepra për problematikën që trajton, idetë që ajo mbart paraqet shumë interes për kohën dhe i flet shumë bukur asaj. “Një impenjim jo i vogël për mua. Është një vepër që vjen për herë të parë dhe ne po përpiqemi që të kemi një qasje sa më bashkëkohore dhe vizionare, e cila të transmetojë idetë dhe të përcjellë emocion”, shprehet mes të tjerave regjisori Filipi. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...