Sindikata e Artistëve: Do të nisim lëvizjen sindikaliste, Kumbaro duhet të japë dorëheqjen!

Premte, 12 October 2018 10:08

Kërkesat e artistëve nuk janë plotësuar nga Ministria e Kulturës.  Në këto kushte kryetari i SPASH pohon se me fillimin e lëvizjes sindikaliste ata mund të shkojnë deri në kërkesën për dorëheqjen e ministres së Kulturës. “I kam lënë porosi drejtuesve të sindikatave në institucione e artit, që të bëjmë dhe një takim këto ditë me ata për të koordinuar veprimet se çfarë mendojnë punonjësit në institucione në lidhje me dy kërkesat tona, që kemi pohuar më parë. Statusi i artistit dhe ligji i ri mbi artin dhe kulturën, këto kanë mbetur për t’u realizuar nga sindikata. Ne kërkuam që dhe Teatri Kombëtar të rikonstruktohet si TKOB, si dhe hartimi i statusit të artistit dhe pas tij ligji i rii artit. Do të mblidhen firmat e personave që janë dakord, por mund të ketë dhe që nuk janë. Në rast se shumica është për të vazhduar lëvizjen sindikaliste dhe ne jemi mazhorancë flasim me numra për të cilën më pas do të vendoset. Pra mbi bazë të firmave që do të jenë nga punonjësit dhe artistët në institucione do të vendoset.  Në momentin që artistë thonë, që jo jemi mirë në këtë gjendje kaotike, atëherë në argull le të vazhdojnë, por SAPSH do të vijojë të flasë me shkresa. Në këshillin kombëtar, që do të mblidhet nëse përshembull janë 300 artistë dhe 200 janë gati të fillojnë lëvizjen sindikaliste atëherë kjo do të bëhet.

Për ne si SPASH ajo ministre Kulture duhet të japë dorëheqjen. Gjatë këtij 5 vjeçari ajo si ministre nuk ka dhënë kontribut për artin dhe kulturën. Artistët janë në një situatë kaotike për të cilën edhe vetë ministrja Mirela Kumbaro nuk është në gjendje të përgjigjet. Ajo si ministre Kulture nuk ka sy e faqe të takohet me artistët. Por ajo takohet me të tjerë njerëz, që janë sipas interesave të saj, mbi bazën e klaneve dhe sponsorizimeve gjëra që nuk dua të flas. Por deri më sot kontributi i saj si ministre nuk duket.

Nuk ka mbetur më asgjë për atë ministri. Ne do të kërkojmë dorëheqjen e ministres Kumbaro për të cilën ajo ka disa vite që po mban peng institucionet e artit dhe kulturës në vend. Kumbaro është ministre përgjegjëse, SPASH është institucion ligjor. Ne kemi dhënë një deklaratë shtypi pas takimit që bëmë në Ministri të Kulturës, ku zëvendësministrja nuk i mirëpriti kërkesat tona, por tha që nëpërmjet strategjisë që do të bëhet për artin dhe kulturën 2019-2025 këto do të shkrihen aty, gjë për të cilën ne si SPASH se kemi pranuar. Ne mbi bazën e atyre dy kërkesave që i kemi çuar më parë do të vazhdojmë rrugën tonë për ti realizuar ato, pasi ka të bëjë me statusin e artistit dhe ligjin e ri mbi artin dhe kulturën. Ne nuk çojmë më kërkesa në Ministri të Kulturës për ato dyja. Po ashtu ne i kemi kërkuar dhe rritje të pagave në 10 përqind në 2019 për artistët në institucione të artit dhe kulturës dhe kjo është kërkesë e re, ndërsa dy të tjerat statusi i artistit dhe ligji i ri i artit ne nuk çojmë më kërkesa. Nuk përsëriten më nga ana jonë. Meqë ne kemi marr përgjigje negative tashmë ne do të fillojmë me lëvizjen tonë sindikaliste sipas ligjit. Ne për këto dy kërkesa nuk kemi më marrëdhënie me Kumbaron. Nuk shkojmë më për ato dy kërkesa në ministri, sepse i kemi konsumuar. Nuk paraqiten nga ana jonë më vetëm nëse vjen një ministër i ri Kulture, atëherë ne do të jemi të detyruar t’i përsërisim.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...