Eliona Thomaraj: Ministria e Kulturës kërkon ushtarë jo artistë! Peshku qelbet nga koka!

Tuesday, 16 October 2018 14:39

Artistët përballen me jo pak probleme në aktivitetin e tyre artistik, dhe sipas tyre përgjegjësia shkon te Ministria e Kulturës. Regjisorja Eliona Thomaraj tregon se Ministria e Kulturës duhet të ndjekë politikën e vet në promovimin dhe zhvillimin e artit, dhe jo të jetë artisti që ndjek politikën.  Regjisorja pohon se nëse nuk ka vdekur akoma arti në këtë vend kjo ka ndodhur prej fuqisë krijuese dhe pasionit. Regjisorja Eliona Thomaraj shprehet se teatri po zhduket, pasi shtresa e mesme, që është edhe konsumatori i artit në vend po zhbëhet. Për regjisoren edhe lënda e artit dhe teatri në edukimin shkollor është pothuajse një "legjendë urbane".  “Artistët në shtetin shqiptar janë "vrima e fundit e kavallit". Kjo nuk është e barazvlefshme për televizionet private, ku artisti dhe orët televizive që ai mbush janë në koherencë me çmimet dhe tregun.

Ministria duhet të ndjekë politikën e vet në promovimin dhe zhvillimin e artit, dhe jo të jetë artisti që ndjek politikën. Artistët i drejtohen ministrisë si fëmija njerkës. Frika e artistit për mbijetesë siç edhe jam shprehur kërcënohet nga politika. Ministria e Kulturës kërkon ushtar jo artistë, po nuk ke të njëjtin vizion me politikën në fuqi as arti yt nuk vlen. Kemi 28 vjet, që nuk promovohet as art dhe as kulturë. Nëse nuk ka vdekur akoma arti në këtë vend ka ndodhur prej fuqisë krijuese dhe pasionit. Realiteti ama na ka kthyer në kohën e Oscar Wilde.

Teatri po zhduket, pasi shtresa e mesme, që është edhe konsumatori i artit në vend po zhbëhet. Rinia shqiptare nuk e konsideron si modë, pasi edhe nëpër shkolla nuk i jepet rëndësia e duhur. Lënda e artit dhe teatri në edukimin shkollor është pothuajse një "legjendë urbane". Televizioni kombëtar shqiptar T.V.Sh nuk po luan rolin e tij pozitiv mbi teatrin dhe shikueshmërinë. Shfaqje mjaft të bukura janë vënë kohët e fundit dhe i vetmi blerës televiziv është “Digitalb”, ku programet janë në paketë me pagesë. Teatri kërkon planifikim, promovim dhe investim”.

Lidhur me mediokritetin, regjisorja thotë se “Përgjegjësia duhet të bjerë mbi bordin përzgjedhës të kalendarit artistik vjetor. Peshku qelbet nga koka. Kemi po të njëjtët artistë, që interpretojnë edhe në shfaqjet e vlerësuara edhe në shfaqjet mediokre. Po kush është kritiku artistik, që vë mbi shfaqje epitete si mediokër apo gjeniale? Problem tjetër shumë i madh është kritika teatrore. Nuk mund të vazhdojmë të gënjejmë veten. Pa kritikë të sinqertë dhe të pakorruptuar nuk do të ngrihet niveli artistik as pas 28 vitesh të ardhshme, madje do degradojë akoma më shumë. Teatri nuk ndërtohet me klane dhe me dredha, por me punë e përkushtim plot përgjegjësi për produktin, që i ofron shoqërisë.

Mungesa e statusit kthen artistin në gjendje mbijetese. Kjo po ndodh me artistin, dhe Ministria e Kulturës artistin e quan akoma "pasuri të shtetit", që mund ta përdori si të dojë atë dhe artin e tij.

Si shumë të tjerë edhe regjisorja është në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, sepse “Teatri Kombëtar është historia e teatrit shqiptar, siç është teatri Shaekspear në Londër apo Moulin Rouge në Paris etj. Shqipëria si vend i pushtuar prej Perandorisë Osmane ka shumë pak "arkitekturë klasike" (pasi rilindja jonë përkon me shek. XIX), pra ato pak ndërtesa historike, që formojnë memorien e një kombi, krenarinë e tij, por edhe stilin e jetës kemi për detyrë ti mbrojmë. Këtu nuk po bëhet fjalë të ndërtohet teatër, këtu po kërkohet të gllabërohet teatri dhe të ndërtohen kulla. Pse kulla tek teatri? Pra prioritet nuk ka teatri, por kullat rreth tij. Nëse askush nuk do të lakmonte ndërtimin e kullave tek trualli i Teatrit Kombëtar, askush nuk do të kujtohej të vinte dorë mbi godinën as për mirë e as për keq. Askujt nuk i intereson teatri dhe vlerat që ai përcjell, këtu interesat janë personale. Ky është shantazhi i fundit, që i bëhet aktorit. Pasi nuk denjojnë t'u japin atë që ju takon, statusin, pretendojnë t'u marrin edhe shtëpinë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...